Donald Trump po ripotencon çdo ditë e më tepër deklaratën ë bërë për të nga Edi Rama në 2016-n – “Zoti mos e thëntë të vijë ai në pushtet”. Tashmë nuk është thjesht fjala për një president amerikan reformator, ose nga ana tjetër të kriktueshëm; është fjala për një të marrë që i duket vetja Zot mbi tokë.
Mjafton për këtë cicërimë-ulërima e fundit e tij në rrjete si kërcënim ndaj një vendi të agresuar, Iranit, aty ku ai dhe arrogance e tij po thyhen hundët.
Kujtojmë se të tillë gjuhe jo thjesht presidenti amerikan nuk e ka patur ndonjëherë, sado i mbrapshtë apo luftënxitës të ketë qenë, por as Hilteri vetë nuk ka folur kështu.
Ai paralajmëron se e marta do të jetë “dita e “termocentraleve dhe e urave (për t’u goditur), të gjitha të kombinuara në një në Iran”.
“Hapni Ngushticën e Hormuzit, o ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – PRITNI DHE SHIKONI! Falënderimi i qoftë Allahut”, ironizon ai në fund emrin më të lartë të Zotit, ky shejtan njerëzor pa Zot.
Ndërkohë, politika ndërkombëtare si dhe media ndërkombëtare, e trajtojnë si një lider të zakonshëm botëror, duke e raportuar si të tillë. Dhe kjo është një tjetër marrëzi më vete, jo e atij. /tesheshi.com/