Trupi iu gjet 30 metra larg, makina lëvizte me 200km/h, detaje nga aksidenti në Vlorë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik rrugor që mori jetën e një të riu në Vlorë, në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në mbikalimin e Novoselës, në aksin drejt fshatit Akërni. Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga Albi Hoxha, 24 vjeç, banues në Fier, u përfshi në një aksident fatal.

I riu po drejtonte një automjet me targa AB009GN, i cili u përplas me barrierat anësore të rrugës. Trupi i tij u gjet pa shenja jete rreth 30 metra larg vendit të goditjes.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se analizimi i perimetrit, pika e goditjes dhe pozicioni përfundimtar i mjetit tregojnë se automjeti mund të lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, që dyshohet të ketë arritur mbi 200 km/h, duke e kthyer kështu aksidentin në një ngjarje të rëndë dhe fatale.

Hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi janë duke vijuar nga autoritetet përkatëse.

Leave a Comment