Ushtarët amerikanë përballë Iranit: të dendesh në nikotinë….

Gjatë një informimi në Pentagon, udhëheqja ushtarake amerikane paraqiti të dhëna të detajuara mbi operacionin e gjerë kundër Iranit, duke theksuar se objektivat kryesore ushtarake janë arritur, por edhe se forcat mbeten plotësisht të përgatitura për një vazhdim të mundshëm të konfliktit.

Duke folur së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së Pete Hegseth, Kryetari i Shtabit të Përbashkët, Gjenerali i Forcave Ajrore Dan Caine, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë përmbushur objektivat e tyre ushtarake në Iran.

Ai theksoi se forcat amerikane mbeten të gatshme për të vazhduar operacionet luftarake nëse është e nevojshme.

“Armëpushimi është një pauzë dhe forcat e përbashkëta mbeten të gatshme, nëse urdhërohen ose thirren, për të vazhduar operacionet luftarake me të njëjtën shpejtësi dhe saktësi siç kemi treguar në 38 ditët e fundit. Shpresojmë që të mos vijë deri aty,” tha ai.

Caine tha se forcat e kombinuara goditën më shumë se 13,000 objektiva në Iran gjatë operacionit.

Ai shtoi se rreth 80 përqind e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit u shkatërruan, si dhe më shumë se 90 përqind e flotës konvencionale të Marinës Iraniane.

Gjatë informimit, Caine dha gjithashtu shifra specifike mbi operacionin amerikan të quajtur “Epic Fury”:

– Forcat e përbashkëta kryen më shumë se 10,000 misione, duke përfshirë 62 misione bombarduese

– Nga këto, 18 misione ishin direkt nga Shtetet e Bashkuara, me fluturime kthimi që zgjasnin më shumë se 30 orë, gjatë të cilave u hodhën bomba mbi objektiva ushtarake

– SHBA-të goditën më shumë se 13,000 objektiva

– Në bashkëpunim me partnerët nga Gjiri, u kapën 1,700 raketa balistike dhe dronë sulmues

Dhe më pas vjen treguesi tjetër:

– Më shumë se gjashtë milionë vakte, më shumë se 950,000 gallonë kafe, dy milionë pije energjike, si dhe “sasi të mëdha nikotine”, shkruan Reuters.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se, pavarësisht armëpushimit, ata mbeten në gatishmëri të lartë dhe të gatshëm për të reaguar shpejt në rast të një përshkallëzimi të ri.

Megjithatë, në perceptimin e përgjithshëm, ushtria amerikane pësoi një sfidë nga më të rëndat përballë Iranit në historinë e saj. /tesheshi.com/

 

Leave a Comment