Në një ndeshje me dema në Sevilje është dëmtuar një prej toreadorëve më të famshëm të Spanjës.
Siç shihet në video dhe foto, i ashtuquajturi “mbreti i toreadorëve”, Morante de la Puebla, u plagos rëndë kur briri i demit i shpoi vithet.
Pasi goditja la një plagë dhjetë centimetra, toreadori u nxor nga arena me barelë duke patur gjakderdhje të madhe.

Ai u dërgua më pas në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të trajtuar lëndimet e brendshme të shkaktuara nga demi.
Sipas raportit mjekësor, de la Puebla pësoi një plagë të thellë pranë anusit, me dëmtime të muskujve të sfinkterit dhe një shpim në murin e rektumit.
Gjendja e toreadorit pas operacionit kompleks është përshkruar si “shumë serioze”.
Ekspertët paralajmërojnë se ndërsa dëmtimi i muskujve është serioz, rreziku më i madh qëndron në rrezikun e lartë të infeksionit – një ndërlikim potencialisht kërcënues për jetën duke pasur parasysh natyrën dhe vendndodhjen e plagës. /tesheshi.com/