Shtëpitë mbërrijnë përpara se të ndërtohen vërtet. Ky është paradoksi i kolonisë së re pranë Mash’en, ku dhjetë kontenierë po krijojnë bërthamën e një vendbanimi të paligjshëm hebre në tokat palestineze.
Kjo prani, paraprin formën përfundimtare dhe e përgatit atë, duke u ofruar forcave politike një imazh të prekshëm të synimeve të tyre: shndërrimin e një premtimi ideologjik në një skenë të zakonshme të përditshmërisë.