Një artikulli i botuar së fundmi në portalin Middle East Eye, argumenton se bota po dëshmon fundin e një epoke të gjatë dezinformimi dhe iluzioni lidhur me rolin e Izraelit në Lindjen e Mesme.
Sipas autorit të saj Jonathan Cook, legjitimiteti moral i Perëndimit është asgjësuar pas ngjarjeve në Gaza dhe Liban, ndërsa supremacia ushtarake po sfidohet hapur nga Irani.
Për dekada, Perëndimi ka ushqyer imazhin e një Izraeli “të rrethuar” dhe paqedashës, i cili mbrohet nga “fqinjë irracionalë”. Por kjo flluskë po shpërthen përballë fakteve të pamohueshme.
Siç vërehet në analizën e Middle East Eye, kundër-narrativa palestineze, e cila e portretizon Izraelin si një regjim ushtarak kolonialist dhe racist, po fiton terren ndërsa veprimet e shtetit izraelit bëhen gjithnjë e më ekstreme.
Jonathan Cook argumenton se 30 muajt e fundit. kanë ekspozuar grafikisht jo vetëm atë që Izraeli ka qenë gjithmonë, por edhe atë që shtetet perëndimore aspironin të arrinin përmes klientit të tyre më të preferuar.
Një pjesë e madhe e artikullit i kushtohet mënyrës se si mediat e establishmentit e mbrojnë Izraelin përmes gjuhës pasive dhe fshehjes së qëllimit gjenocidal. Ndërsa raportet e Middle East Eye dhe grupeve si Newscord dokumentojnë mizoritë, mediat britanike lënë shpesh në hije përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të ushtrisë izraelite.
Autori denoncon faktin se krimet e luftës po normalizohen, duke vënë në dukje se mizoritë janë bërë aq të dukshme sa qeveria britanike mbylli njësinë e Ministrisë së Jashtme që gjurmonte krimet e luftës, në vend që të përballej me ekspozimin e bashkëpunimit të saj.
Cook nënvizon se kjo censurë shtrihet deri në gjykatat britanike, ku aktivistët që kundërshtojnë fabrikat e armëve trajtohen si terroristë, duke shpërbërë të drejtat kushtetuese të Britanisë për të mbrojtur një shtet të huaj.
Në rrafshin gjeopolitik, analiza thekson se Izraeli “u mboll” në rajon si një mjet për të kontrolluar burimet e naftës dhe për të mbajtur të fragmentuar Lindjen e Mesme .
Ndërkohë sot Irani po tregon se dronët e lirë dhe kontrolli i pikave strategjike si Ngushtica e Hormuzit mund të paralizojnë ekonominë globale. Dhe tani shtetet e Gjirit ndodhen tani përpara një zgjedhjeje ekzistenciale: të qëndrojnë me një Perandori Amerikane që nuk mund t’i mbrojë më, apo të rreshtohen me fuqitë e reja rajonale.
Në mbyllje, autori ofron një tablo mbi të ardhmen e elitave perëndimore, duke arritur në përfundimin se Perëndimi nuk mund ta përballojë më flluskën e iluzionit rreth superioritetit të tij moral apo qytetërues në një botë me burime gjithnjë e më të pakta.
Gjenocidi në Gaza nuk është vetëm një tragjedi njerëzore, por pika e kthesës ku “vendi i veçantë” i Izraelit po kthehet në një barrë që po tërheq me vete gjithë sistemin e vjetër ndërkombëtar, thekson Jonathan Cook. /tesheshi.com/