Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjithashtu konfirmoi dakordësinë për zbatimin e ligjeve dhe theksoi rëndësinë e regjistrimit civil dhe lejeve të qëndrimit për qytetarët serbë.

Vendimi u përshëndet edhe nga Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, si dhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kërkoi heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe avancimin e procesit të integrimit evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se zgjidhja e arritur në lidhje me zbatimin e Ligjit për të huajt në Kosovë përbën një lehtësim për popullin serb.

Megjithatë, vendimi ka shkaktuar kritika nga opozita në Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe deputetë të tjerë si Avdullah Hoti (LDK) dhe Besnik Tahiri (AAK) kanë shprehur shqetësim se zbatimi mund të legjitimojë strukturat paralele të Serbisë dhe të cenojë sovranitetin e Kosovës.

Ata kritikuan qeverinë për mungesë transparence dhe për dhënien e koncesioneve që, sipas tyre, përfitojnë Serbinë ndërkohë që Kosova humb./Telegrafi/