Një studim i ri i botuar në revistën shkencore “Nature”, ka nxjerrë në dritë një fakt shqetësues: pothuajse të gjitha vlerësimet e deritanishme për rritjen e nivelit të detit janë të pasakta.

Hulumtimi, i cili analizoi 385 studime të kryera midis viteve 2009-2025, arriti në përfundimin se 99 për qind e tyre kanë keqpërdorur të dhënat, duke çuar në një nënvlerësim të madh të rrezikut për popullsinë botërore.

Problemi kryesor qëndron te metodologjia. Shumica e studiuesve kanë përdorur modele matematike teorike të formës së Tokës, të njohura si “gjeoidë”, në vend të matjeve aktuale të nivelit të detit.

Vetëm 0.3 për qind e studimeve i kanë përdorur këto modele në mënyrë korrekte. Në rajonet tropikale dhe Azinë Juglindore, hendeku midis modelit teorik dhe nivelit real të detit mund të kalojë 1 metër.

Mesatarisht, studimi tregon se niveli i detit është 27 Problemi kryesor qëndron te metodologjia. Shumica e studiuesve kanë përdorur modele matematike teorike të formës së Tokës, të njohura sicentimetra më i lartë se sa sugjerohej më parë. Ky gabim ka pasoja zinxhir në politikat globale. Shumë nga këto studime janë cituar në raportet e IPCC-së (Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike).

Duke aplikuar korrigjimin e ri, numri i njerëzve që jetojnë në zona bregdetare të ulëta (nën 10 metra mbi nivelin e detit) rritet nga 896 milionë që vlerësonte IPCC, në një shifër tronditëse midis 966 milionë dhe 1.07 miliardë njerëzish.

Rritja e nivelit të detit shkaktohet nga shkrirja e akullnajave dhe zgjerimi termik i ujit, i cili thith 90 për qind të nxehtësisë së tepërt të prodhuar nga emetimet ndotëse në atmosferë. Megjithatë, matja e saktë është e vështirë sepse sipërfaqja e oqeanit nuk është e rrafshët. Sipas autorit të studimit të fundit Philip Minderhoud, kjo është një “pikë e verbër metodologjike”.

Shembulli i Deltës së Lumit Mekong në Vietnam është alarmues. Gjatë 25 viteve së fundit, sipërfaqja e deltës është fundosur mesatarisht me 18 centimetra, në një rajon ku lartësia mesatare është vetëm 82 centimetra mbi nivelin e detit.

Në vitin 2020, ky proces la mbi 200.000 familje pa ujë të pijshëm. Nëse nivelet e detit rriten me 1 metër deri në vitin 2100, siç parashikojnë skenarët aktualë, midis 77 dhe 132 milionë njerëz mund të gjenden duke jetuar në zona që teknikisht janë nën nivelin e detit.

Aktualisht, rreth 80 milionë njerëz jetojnë tashmë nën këtë nivel, 50 milionë më shumë se sa mendohej më parë, duke mbijetuar vetëm falë infrastrukturës mbrojtëse. Përfundimi është i qartë: shumë zona bregdetare janë tashmë shumë më afër pragut të përmbytjeve sesa tregojnë hartat.

Edhe pse teknologjia mund të ndihmojë, kostoja e saj mbetet e lartë, duke i lënë rajonet më të varfra të ekspozuara ndaj një rreziku që është shumë më i pranishëm nga sa e kishim parashikuar. /tesheshi.com/

Leave a Comment