Ka shumë vende të bukura dhe të mahnitshme për të notuar në të gjithë botën. Por shpesh ujërat me pamjen më të bukur janë më të rrezikshmet. Këto vende janë kaq të dëmshme për shëndetin tuaj, sa që nuk duhet të notoni kurrë në to.
Disa prej tyre do t`ju shnërrojnë menjëherë në skelet, ndërsa të tjera do ju lënë të konsumoheni nga krijesa të tmerrshme që as që e dinit se ekzistojnë.
Në një planet që është i mbuluar 71% nga uji mundësitë për të praktikuar notin janë të shumta, megjithatë disa prej këtyre vendeve janë më të pasigurta se të tjerat. Sot do të shohim vendet më të rrezikshme që nuk duhet të notoni kurrë.
Me një tul të butë dhe të ëmbël, e paketuar në lëkurën e saj të verdhë, banania është një nga frutat më të mrekullueshëm dhe më të gjindshëm gjatë gjithë vitit.
Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të zemrës.
Ata që flenë në stomak janë shpesh ata që lëvizin më shumë gjatë natës, thonë ekspertët. Fjetja me fytyrë poshtë ngjesh nyjet në qafë dhe shpinë dhe mund të shkaktojë mpirje të krahëve.
Për shkak të këtyre shqetësimeve, këta persona priren të lëvizin ose të dridhen më shpesh gjatë natës, duke shkaktuar ndërprerje të gjumit.
Izoloni muret dhe cilindrin e ujit të ngrohtë. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike konsumohet ‘kot’, pasi që shërben për të ngrohur hapësirën.
Tubat e ngrohësit të ujit mund t’i mbështillni me ngjitës plastikë. Muret nxjerrin jashtë nxehtësinë dhe ajrin e ftohtë, prandaj nëse keni mundësi do të ishte mirë t’i izoloni.
Nëse qëllimi juaj është të keni një trup të hollë dhe tashmë jeni duke ushtruar, duke ngrënë siç duhet, atëherë kombinimi i mjaltit dhe kanellës mund t’ju ndihmojë të humbni peshë më shpejt.
Është më mirë të zëvendësoni sheqerin me mjaltë. Konsumimi i mjaltit në mënyrë të moderuar do të zvogëlojë numrin e kalorive që konsumoni.
Dafina është një lloj druri që rritet në vendet mesdhetare, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, që bën kokrra të vogla me ngjyrë të errët.
Gjethet e kësaj bime përdoren në mjekësi dhe gatim, si erëza për gjellë. Kjo erz ka një sërë përfitimesh shëndetësore. Ajo ndihmon për të qetësuar nervat, për të trajtuar venat varikoze
Limonët nuk janë vetëm një përbërës i domosdoshëm në kuzhinë, por edhe një pastrues natyral shumë efektiv falë vetive të tyre acidike dhe antibakteriale.
Nga dezinfektimi i dërrasave për prerje deri te zbardhja e rrobave të bardha, përdorimi i tyre në shtëpi është i gjithanshëm dhe ekonomik.
Së pari, ushqimet e skuqura janë ndër ato që duhet të kufizohen. Këto ushqime mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e zemrës, të rrisin yndyrnat në gjak dhe të kontribuojnë në procese inflamatore në trup.
Në vend të tyre rekomandohet që ushqimi të përgatitet duke u zier, pjekur ose në avull.
Barku i fryrë dhe i fortë është një shqetësim i zakonshëm që shumë njerëz e përjetojnë, sidomos pas ushqimit. Ky problem shpesh shkaktohet nga grumbullimi i gazrave në stomak dhe zorrë, por mund të lidhet edhe me tretjen e dobët, konsumimin e ushqimeve të rënda apo intoleranca ushqimore. Ushqimet si fasulet, pijet e gazuara, ushqimet e skuqura dhe ato me shumë yndyrë janë ndër shkaktarët më të zakonshëm të këtij problemi.
Një tjetër faktor që ndikon është mënyra e të ushqyerit. Ngrënia e shpejtë, përtypja e pamjaftueshme dhe konsumimi i ushqimit në sasi të mëdha mund të çojnë në fryrje të barkut. Gjithashtu, stresi dhe mungesa e aktivitetit fizik mund të ngadalësojnë procesin e tretjes, duke e përkeqësuar këtë ndjesi. Në disa raste, fryrja mund të jetë edhe shenjë e problemeve më serioze si sindroma e zorrës së irrituar apo çrregullime të tjera të sistemit tretës.
Për të shmangur këtë siklet, rekomandohet të konsumoni ushqime të lehta dhe të pasura me fibra, të pini mjaftueshëm ujë dhe të bëni aktivitet fizik të rregullt. Çajrat natyralë si ai i kamomilit apo mente mund të ndihmojnë në qetësimin e stomakut. Gjithashtu, është e rëndësishme të identifikoni ushqimet që ju shkaktojnë fryrje dhe t’i kufizoni ato. Nëse problemi vazhdon për një kohë të gjatë, është mirë të konsultoheni me një mjek për një vlerësim më të detajuar.