Sipas këtyre të dhënave, këto shpenzime janë më të larta krahasuar me vende të tjera të Evropës. Buka është kryesore për çdo njeri në këtë vend, aq më tepër kur në çdo vakt na vjen natyrshëm të themi ‘le të hamë bukë.” Por siç thotë populli, “gjella me kripë e kripa me karar.” Ndaj kur vjen fjala tek konsumi i bukës, edhe ai duhet të ketë një kufi.
Staff publish
Sekreti gjysheve shqiptare! Nëse e përdorni karafilin në këtë mënyrë do shpëtoni nga këto “sëmundje”
Përmirëson tretjen: Të gjithëve na ndodh që një moment të caktuar të jetës sonë të kemi probleme me sistemin tretës. Shkaqet e këtij prob lemi janë nga më të ndryshme si str esi, intoleranca ushqimore, ushqimet fast food ose pikante, mungesa e aktivitetit fizik etj, por mos u shqetësoni karafili ju vjen në ndihmë.
Përzjeni vaj ulliri me limon dhe pijeni çdo mëngjes esëll, do trajtoni këto sëmundje përgjithmonë
Kur zgjoheni në mëngjes, a ndiheni të lodhur dhe pa energji? Nëse përgjigjia është po, atëherë jeni në vendin e duhur për të zbuluar se si të keni më shumë gjallëri. Sekreti qëndron tek këto dy ushqime fanastike. Mjafton të shtrydhni një limon dhe ta përzieni me një lugë gjelle me vaj ulliri e ta pini rregullisht. Nuk do të hiqni dorë prej saj është e sigurt.
Do befasoheni kur të mësoni çfarë do t’ju ndodhë nëse pini këtë lëng “mrekulli”
Lëngu i turshive po kthehet në një mjet jashtëzakonisht thelbësor për një gamë të gjerë të sëmundjeve. Ky lëng pengon dehidratimin e trupit. Ky proces ndodh për shkak se natriumi i ndodhur në lëngun e turshive, e bën trupin të mbajë ujë. Lëngu i turshive është i mbushur me elektrolitet dhe probiotikët që trupat tanë kërkojnë. Ja disa përfitime të tjera që ky lëng i sjell trupit
Receta gjermane që ka habitur mjekët, provojeni dhe rezultati do jetë i mrekullueshëm
Lajini mirë limonët dhe pritini në copa të vogla. Qëroni hudhrat. Vendosini të gjithë limonët, xhenxhefilin dhe hudhrat në një shtrydhëse dhe shtrydhini mirë deri sa të formohet një masë homogjene. Hidheni përzierjen në një tigan dhe shtoni ujë. Vendoseni të ziejë dhe përzieni vazhdimisht. Pasi të ziejë, largojeni nga soba dhe lëreni të ftohet.
Thoni lamtumirë kapsllëkut dhe pastroni zorrën e trashë me këto përbërës që bëjnë ‘mrekulli’
Kumbullat e thata renditen ndër më të rekomanduarat, falë përmbajtjes së lartë të fibrave dhe sorbitolit, një përbërës natyral me efekt të lehtë laksativ. Konsumi i tyre i rregullt mund të ndihmojë në rikthimin e ritmit normal të tretjes. Edhe kivi është një zgjedhje shumë e mirë, pasi përmban enzima që ndihmojnë në zbërthimin e ushqimeve dhe përshpejtojnë procesin tretës.
Doktorët me urdhër të prerë! “Para se të pini kafen në mëngjes, dëgjojeni këtë urgjent”
Vjen një lajm i mirë për të gjithë konsumuesit e kafesë: Është e mirë për trurin, lëkurën dhe trupin. Këtu janë 5 arsye të mira (dhe të shëndetshme) për ta pirë kafen: Është e pasur me antioksidantë: sipas një studimi të kryer në vitin 2005 nga Universiteti i Scranton, në SHBA, kafja lufton plakjen.
Nikolloski: 4 oferta për autobusët elektrikë
Procesi i tenderimit për furnizimin me autobusë të rinj ka përfunduar të hënën, ndërsa autoritetet do të nisin së shpejti me vlerësimin e ofertave të pranuara, këtë e deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.
“Afati i tenderit për blerjen e autobusëve të rinj zgjati deri të hënën dhe, në përputhje me ligjin, duhet të presim nëse do të arrijë ndonjë ofertë përmes postës. Menjëherë pas përfundimit të festave të Pashkëve do të fillojmë me procesin e vlerësimit. Kemi katër oferta”, deklaroi Nikolloski.
Sipas kushteve të parashikuara në procedurën e tenderit, nëse përzgjidhet oferta më e favorshme, 30 autobusët e parë të rinj pritet të arrijnë në muajin shtator.
Tenderi parasheh furnizimin me gjithsej 150 autobusë elektrikë, prej të cilëve 100 janë të destinuar për kryeqytetin, ndërsa pjesa tjetër për komunat e vendit.
Inteligjenca artificiale po vjen në shëndetësi, a jemi të përgatitur?
Azir Aliu
“Inteligjenca artificiale (IA) sjell një premtim të madh për përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe mjekësisë në mbarë botën, por vetëm nëse etika dhe të drejtat e njeriut vendosen në vetë thelbin e dizajnimit, zbatimit dhe përdorimit të saj.” (Organizata Botërore e Shëndetësisë Etika dhe qeverisja e inteligjencës artificiale për shëndetin 2021)
Sistemi shëndetësor në Maqedoni nuk ndodhet në fillimet e integrimit të digjitalizimit. Procesi ka nisur, është vendosur në mënyrë institucionale dhe vazhdon të zhvillohet në mënyrë sistematike, dhe më e rëndësishmja, është i dukshëm. “Termini im” prej më shumë se një dekade lidh kartelën elektronike shëndetësore, udhëzimet dhe recetat. Aplikacioni “Shëndeti im” u mundëson qytetarëve qasje në kontrollat, udhëzimet, recetat dhe vaksinimet e tyre. Paralelisht, janë përgatitur ndryshime ligjore që parashikojnë mbajtjen plotësisht elektronike të dokumentacionit mjekësor, ndërsa telemjekësia do të marrë vlerë institucionale të barabartë me kontrollin fizik. Maqedonia tashmë po ndërton me intensitet një bazë digjitale, dhe për këtë arsye sot para nesh qëndron një pyetje më e rëndësishme: a do të hyjmë në epokën e IA të përgatitur, apo do të lejojmë që ajo të na gjejë pa një përgjigje të përgatitur shëndetësore, ligjore dhe etike.
Së pari duhet të theksohet dallimi thelbësor që shpesh humbet në debatet publike. Digjitalizimi mbledh, lidh dhe organizon të dhëna, ndërsa IA analizon, parashikon, rekomandon dhe fillon të ndikojë në arsyetim dhe vendimmarrje. Digjitalizimi është baza infrastrukturore, ndërsa IA është shtresa mbi të, faza e re që përfshin fuqinë e vendimmarrjes. Prandaj Maqedonisë nuk i mjafton vetëm transformimi i përgjithshëm digjital i shëndetësisë, por nevojitet zhvillimi i një qasjeje të veçantë ndaj IA. Është e domosdoshme një pjekuri shtetërore që duhet të shprehet përmes një kornize sistemore të nuancuar që bashkon mjekësinë, të drejtën, etikën, sigurinë kibernetike dhe interesin publik.
Institucionet ndërkombëtare tashmë paralajmërojnë se pikërisht këtu hapet hendeku më i ndjeshëm. OBSH në vitin 2025 konstatoi se vetëm 8% e vendeve në Evropë kanë një strategji të veçantë kombëtare për IA në shëndetësi, ndërsa 86% e përmendin pasigurinë ligjore si pengesën kryesore dhe vetëm 8% kanë vendosur standarde përgjegjësie nëse sistemi shkakton dëm. Komisioni Evropian thekson se softuerët për qëllime mjekësore bëjnë pjesë në sistemet me rrezik të lartë dhe për këtë arsye duhet t’i nënshtrohen kërkesave të rrepta për cilësinë e të dhënave, mbikëqyrjen njerëzore, reduktimin e rrezikut dhe informimin e qartë të përdoruesit. Thelbi është se teknologjia përparon shpejt, por besimi në shëndetësi nuk mund të ndërtohet shpejt, ai zhvillohet me kujdes dhe në mënyrë të drejtë.
Kjo temë ka edhe një shtresë më të thellë filozofike dhe etike, frikën. Ajo nuk buron vetëm nga fakti se IA është diçka e re dhe e panjohur për përvojën profesionale, por edhe nga mundësia që njeriu të zbehet si faktor në një sistem që duhet të jetë i qartë. Pacienti mund të mos dijë kush vendos, ndërsa mjeku mund të ndjejë se një mekanizëm i padukshëm ndërhyn mes dijes së tij dhe fatit të pacientit. Prandaj UNESCO thekson se mbrojtja e të drejtave dhe dinjitetit njerëzor është themeli i etikës së IA dhe se mbikëqyrja njerëzore nuk duhet të jetë formale, por një garanci reale. Entuziazmi teknologjik nuk mjafton, për të ulur frikën nevojitet një strukturë morale në sistem. Njerëzit do t’i besojnë IA në shëndetësi vetëm nëse janë të sigurt se ajo nuk e largon njeriun nga qendra.
Për këtë arsye është e rëndësishme të thuhet një gjë e thjeshtë: në mjekësi nuk duhet të ekzistojë “vendim anonim”. Nëse algoritmi ndihmon në triazh, skrining, interpretim të imazheve apo vlerësim të rrezikut, kjo duhet të jetë e verifikueshme dhe e shpjegueshme. Nëse sistemi gabon, përgjegjësia nuk duhet të humbasë në zonën gri të algoritmeve. Rreziku i paragjykimeve mund të vijë nga vetë të dhënat mbi të cilat bazohen vendimet. Prandaj është i domosdoshëm një integrim i kujdesshëm i IA, me korrigjim të vazhdueshëm të proceseve për të ruajtur standardet etike.
Bota tashmë ofron shembuj konkretë se IA mund të jetë pjesë funksionale e sistemit shëndetësor, por vetëm kur vendoset në një kornizë klinike dhe institucionale. Në Angli, National Health Service (NHS) njofton se një mjet për interpretim të shpejtë të imazheve në rastet e goditjes në tru përdoret në mbi 70 spitale. Rreth 15,000 pacientë kanë përfituar drejtpërdrejt dhe falë zbulimit më të shpejtë të trombit, ndërhyrja jetike kryhet më shumë se një orë më herët. Ky nuk është skenar teorik, por një shembull konkret ku IA ndihmon mjekun të marrë vendime më të shpejta në situata kritike.
Maqedonia, nga ana tjetër, tashmë ka procese që tregojnë se kjo temë po trajtohet me kohë. Ministria e Transformimit Digjital prezantoi projektin “Qëndisje” – Qendra Kombëtare për Inteligjencë Artificiale, ku shëndetësia është një nga fushat prioritare. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë po finalizon Strategjinë Kombëtare për Shëndetësi Digjitale, me fokus në interoperabilitet, standardet HL7 FHIR, audit trails, role based access dhe analiza në kohë reale. Gjithashtu është realizuar një projekt pilot i telemjekësisë në linjën Shkup-Dibër-Dellçevë. Kjo tregon se vendi tashmë po hap derën drejt fazës së re, por çdo derë e hapur kërkon edhe një roje dhe në shëndetësi kjo duhet të jetë politika kombëtare.
Prandaj është e nevojshme që shteti të zhvillojë një qasje të besueshme ndaj IA në shëndetësi. Një qasje ku vendimi përfundimtar klinik merret nga njeriu dhe jo nga algoritmi. Në këtë kornizë, çdo mjet IA duhet të jetë i validuar klinikisht, i mbikëqyrur etikisht dhe i rregulluar ligjërisht para se të përdoret. Të dhënat sensitive shëndetësore nuk duhet të shndërrohen në burim pa rregulla dhe mbrojtje të fortë. Mjekët duhet të trajnohen për përdorimin e teknologjisë, por edhe të dinë kufijtë e saj. Dhe më e rëndësishmja, pacienti duhet të jetë i sigurt se siguria e tij nuk sakrifikohet në emër të inovacionit.
Mjetet e reja digjitale dhe IA janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë për të përcaktuar të ardhmen e shëndetësisë. Nevojitet urtësi njerëzore për t’i vendosur ato brenda rregullave. Digjitalizimi tashmë është një proces intensiv në Maqedoni, ndërsa hapi i radhës do të jetë krijimi i një qasjeje të veçantë, të përgjegjshme dhe dinjitoze ndaj IA në shëndetësi.
Bisedimet Iran-SHBA në Pakistan përfundojnë pa marrëveshje
Bisedimet e drejtpërdrejta midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në Pakistan përfunduan pa marrëveshje pas gati 21 orësh negociatash, transmeton Anadolu.
Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim tha se bisedimet në Islamabad dështuan për shkak të “kërkesave të tepruara amerikane”, të cilat penguan arritjen e një kornize të përbashkët mes dy palëve.
Ajo theksoi se delegacioni iranian ofroi vazhdimisht iniciativa dhe propozime të reja në përpjekje për ta çuar procesin drejt një marrëveshjeje, por “qëndrimi amerikan me kërkesa të tepruara” pengoi përparimin.
Agjencia shtoi se Pakistani bëri përpjekje që nga mëngjesi i së dielës për të organizuar një raund tjetër bisedimesh dhe për të shkëmbyer drafttekste, por negociatat përfundimisht u mbyllën pa rezultat.
Teherani refuzoi kërkesat e SHBA-së që lidhen me Ngushticën e Hormuzit, programin bërthamor paqësor të Iranit dhe largimin e materialit bërthamor nga vendi, sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane Fars.
Ajo shtoi se Washingtoni po përpiqej të arrinte përmes negociatave “atë që nuk arriti ta realizonte në luftë”.
Agjencia raportoi gjithashtu se delegacioni amerikan dukej se po kërkonte një arsye për t’u larguar nga tryeza e negociatave dhe nuk ishte i gatshëm të ulte kërkesat e tij, pavarësisht bllokimit të krijuar gjatë luftës me Iranin.
Nuk është shpallur ende asnjë datë apo vend për një raund të ri negociatash.
Bisedimet e Islamabadit u konsideruan si negociatat e drejtpërdrejta më të rëndësishme midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që nga viti 1979 dhe u zhvilluan mes një armëpushimi të brishtë dyjavor të shpallur më herët këtë javë.