Armëpushimi që s’i mbijeton dot oreksit animal të Bibit për shkatërrim

Një çerek shekulli më parë, Benjamin Netanyahu u filmua duke u mburrur privatisht se si kishte përdorur dredhitë politike për të penguar dëshirën e Bill Clinton për marrëveshjet e Oslos. “Unë e di se çfarë është Amerika!”- thoshte ai.

“Amerika është diçka që mund të manipulohet lehtësisht”. Kjo kredo ka udhëhequr marrëdhëniet e liderit izraelit me aleatin e tij më të ngushtë gjatë gjithë karrierës së tij.

Sipas raportimeve të Neë York Times, kur Netanyahu vizitoi Shtëpinë e Bardhë më 11 shkurt, ai këmbënguli për sulmin ndaj Iranit.

Ai i shiti presidentit Trump një vizion optimist: regjimi iranian ishte gati për ndryshim, programi i raketave do të shkatërrohej shpejt dhe rreziku i hakmarrjes ishte minimal.

Edhe pse zyrtarë si John Ratcliffe dhe Marco Rubio i konsideruan këto argumente si “farsë” dhe “budallallëqe”, ato bindën njeriun që kishte rëndësi: Donald Trump.

Dështimi i ngjarjeve të mëvonshme për të përmbushur parashikimet e Netanyahut nënvizon arrogancën e tij. Sot, kjo shfaqet në vendosmërinë për të zgjatur luftën në Liban kundër Hezbollahut.

Është e vështirë të mendosh për një aleat tjetër që do të rrezikonte sabotimin e një armëpushimi duke goditur 100 objektiva në zona të populluara pa paralajmërim, siç ndodhi këtë të mërkurë.

Vitin e kaluar, kur Izraeli sulmoi Iranin pas një armëpushimi, Trump reagoi ashpër në Tëitter: “ISRAEL. MOS I HIDH ATO BOMBA… KTHEJI PILOTËT NË SHTËPI, TANI!” Atëherë, kjo funksionoi.

Këtë herë, Trump thjesht ka kërkuar “reduktimin” e sulmeve, ndërsa Netanyahu vazhdon bombardimet në Liban me pretekstin e shkëmbimit të zjarrit me Hezbollahun.

Mbetet e paqartë nëse konfuzioni mbi përfshirjen e Libanit në armëpushim vjen nga gënjeshtrat e Trump apo paaftësia e negociatorëve të tij.

Megjithatë, konflikti në Liban mund të bllokojë bisedimet e planifikuara në Islamabad. Duket se ky është edhe qëllimi i Netanyahut, i cili e sheh vazhdimin e luftës si thelbësore për mbijetesën e tij politike, ndërsa përballet me kritika të brendshme.

Pyetja urgjente është nëse Trump do të guxojë t’i kundërvihet nënshtrimit ndaj kërkesave izraelite, siç bënë dikur Eisenhoëer, Bush apo Obama. Ai ka fuqinë të ndalojë financimin miliarda dollarësh dhe armatimin, veçanërisht kur Izraeli vepron kundër interesave globale të SHBA-së.

Edhe pse shenjat nuk janë të mira, pasi kjo kërkon që Trump të sillet logjikisht, mbetet ede një shans që ai të humbasë durimin. Siç tha gjenerali Caine: “Izraelitët e dinë se kanë nevojë për ne”.

Netanyahu mund të duket sikur po e drejton shfaqjen, por në fund të fundit është Trump ai që mban letrat dhe nëse do të vendosë t’i luajë ato. /tesheshi.com/

E veshur për shkollë, e kthyer në qefin…

Nëntëvjeçarja Ritaj Abdulrahman Rihan po zgjidhte një problem matematike në një klasë në Gaza, kur forcat izraelite hapën zjarr mbi shkollën, duke i lënë përgjigjet e papërfunduara dhe faqet e fletores të njollosura me gjak.

Ajo po praktikonte zbritjen e numrave katërshifrorë në Beit Lahia, në veri të Gazës. Mësuesja u kishte dhënë nxënësve një ushtrim, por hapësira për përgjigjen e Ritajt mbeti bosh. Vajza u qëllua në kokë nga forcat izraelite të stacionuara aty pranë, ndërsa ndiqte mësimin me rreth 40 nxënës të tjerë në shkollën “Abu Ubaida Bin al-Jarrah”.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por u shpall e vdekur para se prindërit të mund t’i thoshinin lamtumirë. “Çdo ditë e çoja vajzën në shkollë që të mësonte si çdo fëmijë tjetër. Një orë pasi e lashë, mora lajmin se ishte vrarë. Ishte një tronditje që nuk përshkruhet me fjalë”- tha babai i saj, Abdulrahman, për Middle East Eye.

Familja jetonte në një tendë pasi shtëpia e tyre ishte shkatërruar, por ata këmbëngulën që Ritaj, fëmija i tyre i parë, të arsimohej. Për dy vite ajo nuk kishte ndjekur mësimin për shkak të luftës dhe ky ishte viti i parë që ishte kthyer në bankat e shkollës pas armëpushimit të tetorit.

Edhe pse mësimet mbaheshin në ndërtesa të dëmtuara, prindërit mendonin se ishte më mirë sesa qëndrimi pa shkollë. Shkolla ndodhet në një zonë që konsiderohej relativisht e sigurt, rreth 2 km larg “vijës së verdhë”, një kufi i vendosur në mënyrë të njëanshme nga ushtria izraelite.

Megjithatë, snajperët dhe artileria izraelite hapin rregullisht zjarr mbi lagjet brenda kësaj zone. Nëna e saj, Ola, tregon e dërrmuar emocionalisht: “E kisha veshur dhe ia kisha lidhur flokët në mëngjes. Ma kthyen të vdekur, me fytyrën e përgjakurS’mund ta besoj që ka vdekur”.

Bashkë me trupin, Olës i dhanë edhe fletoren e vajzës. “Kjo nuk është bojë; është gjaku i vajzës sime. Kjo fletore është prova e krimeve kundër fëmijëve tanë”.

Që nga tetori i vitit 2025, forcat izraelite kanë vrarë dhe plagosur dhjetëra palestinezë pranë kësaj vije, në shkelje të armëpushimit. Kufiri ushtarak po zgjerohet çdo muaj, duke gllabëruar tokë dhe duke rrafshuar shtëpitë ku banorët ishin lejuar të ktheheshin.

Për familjen Rihan, kjo ishte humbja e radhës pas vdekjes së shumë të afërmve të tjerë. Ola tregoi se i kishin blerë Ritajt një fustan të ri për dasmën e xhaxhait javën tjetër.

Ishte shumë e lumtur për të. Por nuk mundi kurrë ta vishte. Sot u kthye e mbuluar me qefin. Pushtuesit dëshirojnë të ndalojnë arsimin. Ata nuk duan të rritet një brez i arsimuar palestinezësh”- thotë gruaja. /tesheshi.com/

Posta e Maqedonisë me 5 milionë euro humbje

Nikollçe Ugrinov, zëvendësdrejtor i Postës së Maqedonisë, sonte në emisionin “Biznis 21” në TV21 tregoi në çfarë gjendjeje ndodhet sot Posta e Maqedonisë.

Ugrinov tha se në vitin 2025, Posta regjistroi humbje prej 5 milionë eurosh.

“Vitin 2025 e përfunduam me humbje prej rreth 5 milionë eurosh. Dhe nuk ka dallim nga viti 2024. Kjo humbje rritet nga muaji në muaj”, tha Ugrinov.

Sa i përket vonesës së dërgesave, Ugrinov tha se ato nuk vonohen aq sa paraqitet në media.

“Ka ankesa ditore nga rreth 10 qytetarë, ose në muaj rreth 240 ankesa”, deklaroi Ugrinov.

Rritja e temperaturave po dëmton gjumin dhe mirëqenien e përditshme

Temperaturat në rritje, sidomos gjatë natës, po ndikojnë gjithnjë e më shumë në cilësinë e jetës dhe shëndetin e njerëzve. Ekspertët paralajmërojnë se nxehtësia e tepërt po prish ritmin natyral të gjumit, duke e bërë pushimin më të vështirë dhe më pak efektiv.

Sipas studimeve të fundit, netët e ngrohta po bëhen një problem global, pasi temperaturat gjatë natës po rriten më shpejt se gjatë ditës, duke ndikuar negativisht në gjumin e miliarda njerëzve në mbarë botën.

Specialistët shpjegojnë se trupi i njeriut ka nevojë të ulë temperaturën me rreth 1–2°C për të hyrë në gjumë të thellë. Kur ambienti është shumë i ngrohtë, ky proces pengohet, duke shkaktuar zgjime të shpeshta gjatë natës dhe gjumë të fragmentuar.

Përveç ndikimit në gjumë, temperaturat e larta mund të kenë pasoja më të gjera për shëndetin. Studimet tregojnë se mungesa e gjumit e shkaktuar nga nxehtësia lidhet me rritje të rrezikut për probleme kardiovaskulare, çrregullime mendore dhe probleme metabolike.

Ekspertët rekomandojnë që temperatura ideale e dhomës së gjumit të jetë rreth 15–19°C, ndërsa këshillohet përdorimi i materialeve të lehta, ajrosja e mirë dhe shmangia e nxehtësisë para gjumit për të përmirësuar cilësinë e pushimit.

Ndikimi i nxehtësisë nuk ndalet vetëm te gjumi. Ajo mund të ndikojë edhe në energjinë ditore, përqendrimin dhe ekuilibrin hormonal, duke e bërë kontrollin e temperaturës një faktor kyç për mirëqenien e përditshme.

Rrahje mes dy taksistëve në Gostivar, njëri përfunon në polici

Më 10.04.2026 në ora 18:00 në Stacionin Policor të Gostivarit, personi A.M.(48) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 17:40, në ambientet e një kompanie taksish në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij S.J.(61). Më vonë, në ora 19:20, S.J. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

Irani ende zotëron mijëra raketa balistike

MARKETING

rani ende posedon mijëra raketa balistike që mund t’i përdorë duke nxjerrë lëshues nga zonat nëntokësore të magazinimit, raportoi të premten gazeta Wall Street Journal, duke cituar burime, transmeton Anadolu.

MARKETING

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se ushtria e Iranit “është e mposhtur. Ushtria e tyre është zhdukur. Ne kemi dëmtuar pothuajse gjithçka. Ata kanë shumë pak raketa. Kanë shumë pak kapacitet prodhimi. I kemi goditur fort”.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth gjithashtu ka thënë se programi raketor i Iranit është “praktikisht i shkatërruar”, me lëshues dhe raketa kryesisht të shteruara dhe joefektive.

Megjithatë, artikulli nga WSJ sugjeron se Irani mund të rindërtojë pjesë të forcës së tij raketore. Edhe pse më shumë se gjysma e lëshuesve të tij janë shkatërruar, dëmtuar ose groposur, shumë prej tyre mund të riparohen ose të rikuperohen.

Rezerva e raketave të Iranit gjithashtu është reduktuar afërsisht në gjysmë, por ai ende zotëron mijëra raketa balistike me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi që mund të nxirren nga magazinat ose vendet nëntokësore.

Thuhet se Irani tani ka dukshëm më pak se gjysmën e dronëve të tij fillestarë sulmues njëkahësh, pas përdorimit të madh dhe goditjeve ndaj objekteve të prodhimit. Megjithatë, sipas zyrtarëve, ai mund të sigurojë sisteme të ngjashme nga Rusia.

Një armëpushim dyjavor në luftën mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që filloi më 28 shkurt, hyri në fuqi këtë javë pas ndërmjetësimit nga Pakistani, i cili gjithashtu po pret bisedime për t’i dhënë fund përfundimisht luftës.

Sipas autoriteteve të vendit, pothuajse 3.000 iranianë janë vrarë, ndërsa konflikti ka lënë të vdekur të paktën 13 ushtarakë amerikanë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, si dhe ka ndërprerë trafikun në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyç për transportin e naftës.

Prindërit në Maqedoni e mbështesin ndalimin e qasjes në mediat sociale për fëmijët nën 12 vjet

Sipas rezultateve të një ankete të kohëve të fundit të zhvilluar në nivel kombëtar, deri në 76 përqind e qytetarëve mbështesin ndalimin e qasjes në mediat sociale për fëmijët nën 12 vjet dhe rregullimin e përdorimit të tyre nga të miturit. Prej këtyre, 58 përqind e mbështesin plotësisht këtë masë, ndërsa rezultati mesatar i mbështetjes është 4,3 nga 5, duke treguar një konsensus të fortë shoqëror se nevojiten masa urgjente institucionale për mbrojtjen e fëmijëve, transmeton Portalb.mk.

Rezultatet i mbështesin drejtpërdrejt kërkesat e iniciativës qytetare “Për një fëmijëri të sigurt”, peticioni i së cilës për t’i ndaluar dhe rregulluar rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjet deri më tani është mbështetur nga pothuajse 3.000 qytetarë. Iniciativa kërkon aplikimin e zgjidhjeve të qarta ligjore, duke përfshirë verifikimin e detyrueshëm të moshës, kontrollin e përforcuar prindëror, kufizimet në shënjestrimin algoritmik të fëmijëve, mbrojtjen më të mirë të të dhënave personale dhe sanksionet për platformat që nuk do t’i respektojnë  rregullat.

Anketa tregon se mbështetja është e lartë në të gjitha grupmoshat – rreth 80 përqind te personat mbi 40 vjet, por edhe një shifër e konsiderueshme prej 69 përqind te të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjet. Mbështetja është njëlloj e fortë në zonat urbane dhe ato rurale.

Ndërkohë, masa të tilla tashmë po zbatohen ose po merren në shqyrtim në disa vende. Në dhjetor të vitit 2025 Australia u bë vendi i parë që prezantoi një ndalesë për përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjet, ndërsadisa vende evropiane po përgatisin zgjidhje të ngjashme ligjore.

Në nivel të Bashkimit Evropian Akti Digjital i Shërbimeve tashmë vendos detyrime për mbrojtjen e të miturve, duke përfshirë këtu ndalesë të reklamave që i targetojnë fëmijët. Në vitin 2025 Komisioni Evropian publikoi edhe udhëzime shtesë për t’i menaxhuar rreziqet si përmbajtja e dëmshme, përdorimi që shkakton varësi dhe dhuna kibernetike, si dhe një model për verifikimin e sigurt të moshës me mbrojtje të privatësisë.

Për më tepër, në vitin 2026 Komisioni hapi procedura që lidhen me sigurinë e fëmijëve në platforma të caktuara digjitale për shkak të dyshimeve për mbrojtje të pamjaftueshme të përdoruesve të mitur.

Nga iniciativa “Për një Fëmijëri të Sigurt” thonë se Maqedonia nuk duhet të mbetet një vëzhguese pasive dhe bëjnë thirrje për një qasje të koordinuar midis institucioneve – Kuvendit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Transformimit Digjital dhe organeve rregullatore.

Ata kërkojnë miratim urgjent të ndryshimeve ligjore, aplikim të verifikimit të sigurt dhe me privatësi të mbrojtur të moshës, standarde të detyrueshme sigurie për përdoruesit e mitur, mekanizma efikasë për heqjen e përmbajtjes së dëmshme, si dhe një program kombëtar për edukimin digjital dhe shëndetin mendor.

“Kjo nuk është një betejë kundër teknologjisë, por një thirrje për përgjegjshmëri. Fëmijëria nuk duhet t’u lihet algoritmeve të dizajnuara për ta tërhequr vëmendjen me çdo kusht”, thuhet në mesazhin e iniciativës.

Kujtojmë se një studim i kryer në mars dhe prill 2025 në dhjetë shkolla të Shkupit, me mbi 1.288 nxënës të klasave të katërta dhe të teta, tregon se një numër gjithnjë e në rritje i nxënësve të shkollave fillore në Maqedoni lexojnë, por nuk e kuptojnë atë që kanë lexuar. Fëmijët që kalojnë më shumë kohë në telefonat e tyre, nuk lexojnë libra dhe nuk luajnë sporte, arrijnë rezultate dukshëm më të këqija, thuhej në studim.

Rrjetet sociale janë kthyer në tregje ku të dhënat personale të fëmijëve shfrytëzohen për profiling dhe ku predatorët seksualë gjejnë rrugë më të lehta për të kontaktuar të miturit. Qeveritë, si ajo e Australisë dhe Spanjës, argumentojnë se platformat kanë dështuar të vetërregullohen, duke lejuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes, përmbajtjeve të dhunshme dhe dezinformimit të rrezikshëm që mund të radikalizojë mendjet e reja. Në këtë kontekst, ndalimi shihet si një mjet për të detyruar gjigantët teknologjikë të marrin përgjegjësi ligjore dhe financiare, duke e zhvendosur barrën e mbrojtjes nga prindërit e pafuqishëm direkt te vetë kompanitë e teknologjisë.

“Me ligjin e ri, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%”

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e sotme parlamentare, ka thënë se me ligjin e ri, pensionistëve do u zvogëlohet pensioni për 3.5%.

Ajo ka pyetur qeverinë edhe se, cilat barna, pensionistët do i marrin pa pagesë.

‘’Një lajm shumë i keq për pensionistët, sepse po flitet që, qeveria u ndanë nga 100 euro e tjera e kemi pa ia u ndanë në kohë zgjedhjeve, sipas ligjit të cilin e keni sjellë këtu, pensionistët kanë me nda 3.5 % prej pensionit të tyre dhe qeveria nuk ndan fare për ta.

Pra, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%, mirëpo sot askush nuk qe në gjendje me ju tregu pensionistëve se cilat barna ata do i marrin pa pagesë. Se atyne sot, krejt pensioni në barna ju shkon, shumicës prej tyre ju shkon në barna’’, ka thënë ajo.

Këmbimi valutor 11 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.3 lekë dhe do shitet me 96.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.3 lekë dhe do shitet me 96.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110 lekë.

“Mollët dhe vezët kryesojnë listën!”- Shporta e shkurtit, rriten çmimet për prodhimet e freskëta dhe bien ato industrialet!

Frutat, perimet dhe nënproduktet e blegtorisë kanë shënuar rritjen më të madhe të çmimeve në shkurt 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një listë e INSTAT me çmimet mesatare të mallrave kryesore të shportës tregon se gjatë shkurtit të këtij viti mollët dhe vezët kryesojnë listën e rritjes me përkatësisht 18.5% dhe 16.7%.

Ky shtrenjtim reflektohet qartë në vlerat nominale, ku një kilogram mollë kushtoi mesatarisht 138.5 lekë në shkurt, ndërsa vezët kanë pësuar një rritje prej 3.7 lekësh, duke arritur nivelin 25.8 lekë për kokërr.

Në këtë trend rritës janë përfshirë edhe produktet e tjera të freskëta si limonët me 14.8%, duke u shitur me mbi 163 lekë për kg, kastravecët me 14.2% dhe domatet me 11.8%, duke e bërë segmentin e zarzavateve dhe frutave një nga kontribuuesit kryesorë në rritjen e kostos së jetesës gjatë kësaj periudhe.

Edhe produktet bazë si kripa dhe kafeja e bluar nuk i kanë shpëtuar kësaj vale, duke u rritur me mbi 9%. 100 gramë kafe e bluar u shit me 155.8 lekë në shkurt 2026 nga 142.3 lekë që ishte në 2025.

Por presioni mbi shportën e konsumit të familjes gjeti frymëmarrje në rënien e çmimeve në një serie tjetër të ushqimeve bazë që kanë konsum të gjerë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se sheqeri kryeson listën, duke u ulur me rreth 27.6 lekë për kilogram, ndërsa patatja ka rënë me 22.2 lekë, duke u bërë një nga artikujt më të aksesueshëm të stinës.

Po ashtu, zbritja e çmimit të makaronave me rreth 27.6 lekë për paketë dhe e portokajve me 23.7 lekë, ka krijuar një hapësirë manovrimi në buxhetin e shportës, pavarësisht se disa produkte të tjera si mishi apo djathi mbeten në nivele relativisht të larta.

Ndërkohë, sektori i karburanteve dhe energjisë ka qëndruar stabël në muajin shkurt, para së niste lufta në Iran.

Nga 171 lekë për kilogram në shkurt, tani çmimi i naftës arriti në 218 lekë për kg këto ditë, me rritje 27.5%. Kjo rritje e kostos së transportit do të përkthehet shumë shpejt në para shtesë për çdo produkt që vjen nga importi, si vaji apo kafja, duke kërcënuar stabilitetin e këtyre çmimeve që sapo kishin filluar të pësonin rënie.

Në këtë kontekst, mundësia që produktet që kishin pësuar ulje të çmimeve të rikthehen në nivelet e tyre të mëparshme është e lartë, pasi kostoja e energjisë dhe lëndëve të para bujqësore do të reflektohet pashmangshmërisht në çmimet finale në pakicë.

Teksa vendet e tjera në Europë kanë marrë masa lehtësuese për të mbrojtur konsumatorët nëpërmjet lehtësimeve fiskale, Shqipëria ende nuk e ka një paketë të tillë edhe pse Banka e Shqipërisë ka lajmëruar se lufta në Iran do të ketë efekte të ngjashme me luftën në Ukrainë në tregje./Monitor