FOTO/ Detaje të reja nga vdekja e 78-vjeçarit, i moshuari u godit me mjete të forta në kokë! Dyshohet se në banesën e tij kishin hyrë për….

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 78-vjeçarit Gëzim Vija në fshatin Bulgarec, të Korçës.

Policia konfirmon se ngjarja e sotme nuk ka të bëjë me vdekje për shkaqe natyrore por është ngjarje kriminale. 78 vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen.

Gezim Vija, viktima 78-vjeçar

Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme. Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi.

Hetimet janë përqendruar në dy pista, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen pavarësisht se në banesën e viktimës nuk janë konstatuar vjedhje të hollash apo sende me vlerë, dhe vrasja për motive të tjera.

Në vendngjarje prej mëngjesit ka qenë edhe drejtori i policisë Vilson Bala, shoqëruar nga zëvendës drejtori i krimeve Elton Halili dhe shefi i komisariatit Faik Ruko, për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes e për të gjetur elementë për zbardhjen e ngjarjes.

HISTORIKE / U bënë bashkë në një dhomë: Messi, Ronaldo, Mbappe dhe Vinicius “çmendin” rrjetin me këtë video!

Nëse keni menduar se koha e rivalitetit mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos ka përfunduar, ose se yjet e Real Madridit, Mbappe dhe Vinicius Jr, nuk mund të ulen në një tryezë me “Mbretërit” e vjetër, përgatituni të fërkoni sytë!

Një video e publikuar vetëm pak orë më parë nga llogaria zyrtare e Messit në Instagram ka thyer çdo rekord të mundshëm, duke kaluar shifrën e 120 milionë shikimeve në kohë rekord.

Në një skenë që duket sikur ka dalë nga një film i Hollywood-it, katër ikonat e futbollit botëror janë shfaqur së bashku në një dhomë “sekrete”. Por këtë herë, topi nuk është në këmbët e tyre. Ata janë mbledhur për të ndërtuar diçka që çdo futbollist ëndërron: Trofeun e Kupës së Botës 2026.

Shumë fansa në rrjetet sociale fillimisht dyshuan se videoja mund të ishte prodhim i Inteligjencës Artificiale (AI), duke pasur parasysh vështirësinë për të bërë bashkë këta emra në një set filmimi. Megjithatë, e vërteta është edhe më emocionuese. Ky është një bashkëpunim zyrtar dhe historik i LEGO-s me FIFA-n, duke lançuar koleksionin special “LEGO Editions” për Botërorin e ardhshëm.

Në video, shihet qartë kimia mes lojtarëve: nga buzëqeshja ironike e Ronaldos tek përqendrimi i Mbappes dhe qetësia e Messit. Ata prezantojnë versionet e tyre në minifigura LEGO, duke na dhënë një shije se si do të duket atmosfera e ethshme e vitit 2026, ku çdo pjesë e mozaikut futbollistik duhet të jetë në vendin e vet për të prekur lavdinë.

Ky projekt nuk është thjesht një reklamë; është një mesazh që tregon se Kupa e Botës 2026 do të jetë më e madhja dhe më e veçanta në histori. Të shohësh Messin dhe Ronaldon duke “bashkëpunuar” për të montuar trofeun e fundit të mbetur, është imazhi që çdo adhurues i sportit do ta ruajë gjatë në memorie.

Kush do ta ngrerë trofeun e vërtetë në fund? Deri atëherë, na mbetet të shijojmë këtë bashkim epik që ndodh vetëm një herë në jetë!

Video courtesy of @LEGO. All rights and credits reserved to @LEGO. For editorial and news purposes only; no copyright infringement intended.

Fier! 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë, dyshohet se… (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i qëlluar me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po mbledhin prova për të sqaruar dinamikën e plotë të rastit.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në fshatin Portëz, Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi T. H., rreth 40 vjeç, në banesën e tij.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

A mund të rihapet Hormuzi pa SHBA? Starmer mbledh 40 vende për diskutim

Ndërsa bllokada de facto e Ngushticës së Hormuzit nga Irani vijon të trondisë tregjet globale, Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë një iniciativë diplomatike duke organizuar bisedime virtuale me rreth 40 vende për të diskutuar strategjitë e mundshme për rihapjen e kësaj rruge ujore jetike.

Ngushtica, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm në kohë paqeje, është bllokuar nga Irani që prej nisjes së konfliktit më 28 shkurt, duke shfrytëzuar kontrollin mbi ujërat territoriale në zonë.

Pasojat ekonomike kanë qenë të menjëhershme, me çmimet globale të naftës që kanë kaluar mbi 100 dollarë për fuçi, një rritje prej rreth 40% krahasuar me periudhën para konfliktit. Kjo situatë ka detyruar shumë vende, veçanërisht në Azi, të kufizojnë konsumin e karburantit dhe të reduktojnë prodhimin industrial.

Megjithatë, mungesa e Shteteve të Bashkuara në këto bisedime shihet si një sfidë e madhe për suksesin e nismës. Presidenti Donald Trump deklaroi se rihapja e ngushticës nuk është përgjegjësi e SHBA-së, duke u bërë thirrje vendeve evropiane të sigurojnë vetë furnizimet e tyre me energji.

Në këtë kontekst, mbetet e paqartë nëse koalicioni i udhëhequr nga Londra do të arrijë të gjejë një zgjidhje efektive për të rikthyer qarkullimin në Hormuz.

Ishte zhdukur në moshën 13-vjeçare, gjendet gjallë pas 32 vitesh gruaja në…

Një 45-vjeçare që ishte zhdukur në Arizona, kur ishte vetëm 13-vjeçe është gjetur pas 32 vitesh. Christina Marie Plant ishte parë për herë të fundit në Star Valley, në verilindje të Phoenix, më 16 maj 1994.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për mënyrën se si u bë i mundur zbulimi i saj, por thanë se teknologjia ka ndihmuar në gjetjen e të dhënave të reja. Ende nuk është e qartë ku apo kur u gjet Christina.

Në vitin 1994, Christina kishte dalë nga shtëpia për të parë kalin e saj në një stallë. Në atë kohë, autoritetet shpërndanë fletëpalosje me fotografinë e saj, duke treguar se kishte veshur një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra shumëngjyrëshe dhe atlete të zeza. Zhdukja e saj u përshkrua si “e dyshimtë”, dhe autoritetet paralajmëruan se ajo ishte “në rrezik”.

“Christina ishte e regjistruar në bazat e të dhënave kombëtare për fëmijët e zhdukur, dhe fletëpalosje me fotografinë e saj u shpërndanë në nivel lokal, në të gjithë shtetin dhe më gjerë”, tha zyra e sherifit, sipas New York Post.

Gjatë viteve, hetuesit vazhduan rishikimin e provave dhe kërkimin e informacionit të ri. “Pas 32 vitesh, Christina Marie Plant është gjetur gjallë”, shtoi deklarata e autoriteteve.

Megjithatë, ata nuk do të publikojnë detaje të mëtejshme për rastin “në respekt të privatësisë dhe mirëqenies së Cristinës”.

Jep dorëheqjen presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina

Tashmë është zyrtare: Gabriele Gravina nuk mban më postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit

Gravina paraqiti dorëheqjen gjatë një mbledhjeje urgjente me drejtuesit e Lega Serie A, Serie B, Lega Pro, si dhe përfaqësues të Shoqatës së Trajnerëve dhe Futbollistëve. Në nisje të këtij takimi, tashmë ish-kreu i futbollit italian konfirmoi vendimin për t’u tërhequr nga detyra.

Njëkohësisht, ai bëri me dije se zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës Italiane të Futbollit do të zhvillohen më 22 qershor.

Përplasi 4 makina në Rinas, i riu kërcënon me hanxhar qytetarët: Neutralizohet nga Forcat e Armatosura

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Rinasit, rreth 300 metra larg mbikalimit.

Sipas dëshmisë së një qytetari, një person ka përplasur katër automjete dhe më pas ka dalë në rrugë duke kërcënuar dhe ndjekur kalimtarë të rastit me një hanxhar.

Për fat të mirë në vendngjarje, në mënyrë të rastësishme, ndodheshin tre efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët dyshohet se i përkasin forcave speciale të Marinës. Ata kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar personin, i kanë hequr hanxharin dhe i kanë vendosur prangat, duke e mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e Policisë.

Më pas, efektivët e policisë kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë, situata është vënë nën kontroll dhe është shmangur një ngjarje edhe më e rëndë.

Mesazhi i qytetarit:

“Joq pershendetje! Kam nje rast qe dua ta publikoni urgjent ju lutem! Para 20 min ne rrugen e rinasit ishte nje person me nje hanxhar ne dor qe kishte perplasur disa automjete dhe kercenonte kalimtaret e rastit me hanxhar. Aty rastesisht ishin 3 efektiva te forcabe te armatosura me saktesisht me sa morem vesh ishin efektiv te forcave speciale te marines detare grupit te bordingut qe nderhyn dhe e neutralizuan duke i hequr hanxharin qe mbante ne dor dhe i vun prangat dhe e mbajten te neutralizuar deri sa erdhen policia qe ben shoqerimin e tij

Ishte diku 300 m larg mbikalimit te rinasit. Ata cunat e ushtris ishin rastesisht aty. Ai kishte perplasur 4 automjete tjera dhe kishte dal me hanxhar ne dor dhe ndiqte njerezit e rastesishem aty”

  

“Ecën me shpejtësi dhe e merr ana, autobusi kthehet në rrezik”

Një qytetar ka ngritur një shqetësim lidhur me një mjet që po qarkullon në Rrugën e Kombit, në zonën e Milotit, duke theksuar se situata mund të përbëjë rrezik për sigurinë rrugore.

Sipas denoncimit, automjeti po lëviz me shpejtësi të lartë dhe paraqet një anomali në lëvizje, pasi anon dukshëm nga krahu i djathtë. Qytetari shprehet se, nga ajo që vëren, goma nuk duket e çarë apo e dëmtuar.

Ky konstatim ngre dyshime për një problem teknik të mundshëm në mjet, që mund të lidhet me sistemin e amortizimit, drejtimit apo një defekt tjetër që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Qytetari apelon për ndërhyrjen e autoriteteve rrugore, pasi lëvizja në këto kushte në një aks me trafik të lartë si Rruga e Kombit mund të sjellë pasoja serioze.

Mashtrim 20 milionë $ në Everest: Guidat helmuan turistët për evakuime false

Autoritetet në Nepal kanë zbuluar një skemë të madhe mashtrimi në malin Everest, ku guida, operatorë helikopterësh dhe institucione shëndetësore dyshohet se kanë inskenuar shpëtime të rreme për të përfituar nga siguracionet.

Sipas hetimeve, disa alpinistë janë sëmurur qëllimisht pasi ushqimi i tyre është manipuluar ose u janë dhënë substanca për të shkaktuar simptoma të ngjashme me sëmundjen e lartësisë. Kjo situatë përdorej si justifikim për evakuime emergjente me helikopter, të cilat më pas faturoheshin me shifra të larta tek kompanitë e sigurimeve.

Hetuesit raportojnë se janë dokumentuar të paktën 171 raste shpëtimesh të rreme. Në disa raste, guidat dyshohet se kanë shtuar sodë buke në ushqim për të imituar simptomat e sëmundjes së lartësisë, duke nxitur kështu ndërhyrje të kushtueshme.

Këto evakuime të manipuluara, të shoqëruara me dokumente të falsifikuara mjekësore dhe të fluturimeve, kanë gjeneruar rreth 19.7 milionë dollarë përfitime nga siguracionet.

Deri më tani, 32 persona – përfshirë pronarë kompanish trekkingu, operatorë helikopterësh dhe drejtues spitalesh – janë akuzuar për krim të organizuar dhe mashtrim.

Këto janë ushqimet që na “vjedhin” energjinë

Gjatë ditës, të gjithë kemi luhatje humori. Kjo mund të jetë për shkak të faktorëve të ndryshëm, dhe dieta është një prej tyre.

Dhe kjo ka kuptim, pasi ushqimi është “karburanti” kryesor i trupit. Ekzistojnë ushqime të ndryshme që “vjedhin” energjinë tonë dhe ulin nivelin tonë të energjisë. Shihni disa prej tyre më poshtë…

1. Ushqime të skuqura: Përmbajtja e lartë e yndyrës në ushqimet e skuqura e kombinuar me mungesën e fibrave rezulton në ngadalësimin e tretjes, prandaj trupit i duhet shumë kohë për të shfrytëzuar lëndët ushqyese që i nevojiten për të prodhuar energji.

2. Makarona të bardha: Karbohidratet e rafinuara, të tilla si ato që gjenden në makaronat e bardha, bukën e bardhë dhe orizin e bardhë, shkaktojnë një rritje të ndjeshme të niveleve të sheqerit në gjak, gjë që përkthehet në një rritje të ndjeshme të niveleve të energjisë.

3. Drithëra me sheqer: Sasia e lartë e sheqerit që përmbajnë e kombinuar me përmbajtjen e ulët të fibrave çon në urinë dhe përgjumje gjatë ditës. Drithërat e plota janë një zgjedhje më e mirë, pasi fibra siguron një rrjedhë të qëndrueshme energjie për më shumë orë.