Psikologët japin alarmin: Rrjetet sociale po dëmtojnë fëmijët dhe adoleshentët

Fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë po krijojnë gjithnjë e më shumë varësi nga rrjetet sociale.

Qëndrimi për orë të gjata në këto platforma, sipas psikologëve, po u shkakton atyre një sërë problematikash, deri në izolim social.

Por jo vetëm kaq. Lundrimi për shumë orë në rrjetet sociale shkakton edhe probleme me gjumin, me ushqyerjen dhe mungesë energjie për aktivitetet e përditshme. Psikologët ngrenë shqetësimin se sot këto platforma kanë përmbajtje të pakontrolluar, ndaj thonë se shembulli i vendeve që po i ndalojnë për fëmijët duhet ndjekur.

Australia së fundmi ka vendosur të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Në të njëjtën rrugë janë edhe Franca dhe Britania e Madhe./euronews

Pas ndarjes, Orgen Balluku akuzon Nedën për dhunë fizike: Më dhunonte në sy të fëmijëve

Ndarja e bujshme e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zv/kryeministres Belinda Balluku vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike, teksa dalin në dritë detaje të reja nga përplasja mes tyre, e cila ka përfunduar në dyert e drejtësisë.

Më 16 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lëshoi urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në favor të Neda Ballukut, për shkak të dhunës së pretenduar nga bashkëshorti i saj.

Vetëm pak ditë më pas, ishte vetë Ogren Balluku ai që kërkoi urdhër mbrojtjeje, duke pretenduar se ishte subjekt i dhunës së vazhdueshme verbale, psikologjike dhe herë pas here edhe fizike nga bashkëshortja.

Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Tiranës, Ogren Balluku pretendon se është ofenduar rëndë me fjalë si:

“Ordiner, kafshë, kriminel dhe hajdut”, ndërsa shton se është kërcënuar edhe me shprehje të rënda si: “Do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr”.

Ai pohon gjithashtu se ndihet i përndjekur dhe i survejuar, duke pretenduar se Neda Balluku ka hapur kamerat e supermarketeve për të ndjekur lëvizjet e tij dhe të fëmijëve, si edhe ka paraqitur prova në gjykatë që, sipas tij, dëshmojnë përgjuarjen e banesës së tij.

Dëshmia e Ogren Ballukut:

“Kam pasur shqetesime te vazhdueshme nga bashkeshortja ime Neda Balluku dhe do te kerkoj te pajisem me Urdher te Menjehershem Mbrojtje per vete dhe djalin tim.… Jam i dhunuar verbalisht me fjalet me te ulta qe mund ti thuhen nje njeriu si (ordiner, hajdut, kriminel, kafshe, etj.)… Me kercenon verbalisht me fjalet do te bej te vrasesh veten, do prekesh fundin, mos gjetsh varr… Une dhe dy djemte e mi jemi te pergjuar ne shtepine tone… Diten e premte me date 16.01.2026 te dy djemt jane perballur me dhune psikologjike ne ambjentet e shkolles “Viktor Hygo”…”.

Megjithatë, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e kërkesës së Ogren Ballukut, duke mos pranuar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ndaj Neda Ballukut.

Nga ana tjetër, Neda Balluku pretendon se ish-bashkëshorti e pengon në mënyrë të paligjshme të takojë fëmijët, e nxjerr nga banesa dhe e ofendon në sy të tyre, duke i manipuluar kundër saj.

Dëshmia e Neda Ballukut:

“Kam per te deklaruar se per daten 20.01.2026 une me shtetasin Ogren jam takuar vetem ne sallen e gjyqit…nuk e kam kercenuar apo dhunuar fizikisht apo psikologjikisht kete shtetas… kam shkuar ne shkolle per te takuar femijet sipas vendimit te gjykates por nuk jam lejuar… ai ofendon, shan dhe denigron mua ne sy te femijeve… kam bere disa kallëzime dhe kam marrë urdhër mbrojtjeje sepse nuk më lejonte të takoja vajzën sipas vendimit të gjykatës…”.

Sipas saj, kërkesa e ish-bashkëshortit për urdhër mbrojtjeje është bërë si kundërpeshë ndaj vendimit të marrë më herët në favor të saj dhe si tentativë për të penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore për takimin me fëmijët.

FOTO/ Kush është trashëgimtarja e familjes së famshme që do të prezantojë “Eurovision 2026”?

Spektakli më i madh muzikor në Evropë këtë vit do të drejtohet nga Viktoria Swarovski dhe Michael Ostrovsky, një dyshe që tashmë ka zgjuar interes të madh në publik.

Ka qenë transmetuesi publik i Austrisë që ka njoftuar zyrtarisht emrat e dy prezantuesve të “Eurovision 2026.”

Vëmendja kryesore është përqendruar te Viktoria Swarovski, një nga figurat më të njohura të televizionit austriak dhe pjesëtare e familjes së famshme botërore Swarovski. E lindur në Innsbruck, në rajonin e Tirolit, ajo ka ndërtuar një karrierë të larmishme si prezantuese, biznesmene, modele, stiliste dhe këngëtare, duke zgjedhur që herët të ndjekë një rrugë profesionale të pavarur nga biznesi familjar i bizhuterive.

Në moshën 16-vjeçare, Viktoria nënshkroi kontratën e saj të parë diskografike me Sony Music, ndërsa dy vite më vonë u zhvendos në Los Angeles, ku bashkëpunoi me emra të njohur të industrisë muzikore, përfshirë kompozitoren fituese të çmimit Grammy, Diane Warren.

Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë në vitin 2016, kur fitoi spektaklin televiziv “Let’s Dance”, një sukses që shënoi pikë kthese në karrierën e saj. Më pas, ajo hyri në histori si gjyqtarja më e re e “Das Supertalent”, ndërsa që nga viti 2018 është pjesë e përhershme e ekipit prezantues të “Let’s Dance”, një nga programet më të ndjekura në botën gjermanofolëse.

Rezymeja e saj përfshin edhe prezantime të rëndësishme si “100 Years Disney Show” dhe “Bambi Awards”. Paralelisht, ajo ka zhvilluar aktivitetin e saj sipërmarrës, duke themeluar markën e bukurisë ORIMEI në vitin 2020. Si modele, Viktoria Swarovski ka qenë në kopertinat e revistave prestigjioze ndërkombëtare si “ELLE,” “Glamour”, “Forbes” dhe “L’Officiel”.

Në fillim të vitit 2026, ajo realizoi edhe një ëndërr personale duke marrë pjesë në Dakar Rally, një nga garat më sfiduese të sporteve motorike në botë.

Teksa foli  për zgjedhjen e dy prezantuesve, drejtoresha e programit, Stephanie Groiss-Horowitz, u shpreh se “Victoria dhe Michael janë një dyshe e freskët, siç nuk e kemi parë kurrë më parë”, duke shtuar se pasioni i tyre për Eurovisionin do ta bëjë prezantimin “të paharrueshëm për një kohë të gjatë”.

Nëse keni aloe vera në shtëpi, kurrë nuk do të vuani kurrë nga këto “sëmundje”

Aloe Vera është një nga bimët më të njohura mjekësore dhe falë vlerave ushyqese dhe përfitimeve të shumta shëndetësore duket se gjen përdorim thuajse kudo.

Megjithatë, jo të gjithë e njohin fuqinë e kësaj bime. Me rritjen në moshë, apo gjatë periudhës së shtatzanisë lëkura pëson strija dhe kjo bime ju vjen ne ndihme

Mjekët e mbajnë sekret. Kjo recetë zhduk gungat kockore në kohë rekord

Gungat e këmbës janë jo të bukura për syrin e njeriut. Nëse keni fat që të mos keni idenë se për çfarë po flasim, duhet ta konsideroni veten me fat.

Gungat e këmbëve janë pjesë kockore që formohen në pjesën e jashtme të gishtit të madh. Jo vetëm që janë të shëmtuar, por për shkak të zhvendosjes së peshës trupore mbi gishtin tuaj, ato gjithashtu mund të jenë mjaft problematike.

Kjo grua piu uthull molle me mjaltë për 60 ditë dhe ajo çfarë i ndodhi i habiti të gjithë

Ul nivelin e kolesterolit të keq: uthulla e mollës është një mënyrë efikase për të kontrolluar nivelet e kolesterolit në gjak, ajo ul nivelin e kolesterolit të keq dhe ruan nivelin e kolesterolit të mirë.

Ndihmon në rënie peshe: acidi acetik i gjendur në uthull përshpejton metabolizmin, parandalon mbajtjen e ujit në trup dhe shmang oreksin.

Zbulohet maska që zhduk rrudhat si me magji për 1 ditë, ja si ta përgatisni

Hidratimi i duhur dhe në mënyrë efektive është e vetmja mënyrë për të parandaluar rrathët poshtë syve të shkaktuar nga lodhja dhe pagjumësia.

Në një tas përzieni dy lugë mjaltë dhe shtoni një lugë çaji me vaj bajame. Përziejini sa të bëhen bashkë dhe për pak minuta masazhoni konturet poshtë syve. Mbajeni maskën për rreth dhjetë minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Thoni lamtumirë qimeve në fytyrë përgjithmonë, kjo maskë do ju befasoj

A jeni të bezdisur nga qimet që shfaqen në disa pjesë të trupit dhe e vetmja gjë që dëshironi është që ato të zhduken?

Ja një recetë e përdorur prej shumë kohësh që shumë thonë se mund t’ju ndihmojë të eliminoni qimet nga fytyra dhe trupi. Pas disa muajve nga përdorimi i kësaj recete, qimet e padëshiruara do të zhduken tërësisht.