Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-arbitri i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Një lajm i trishtë ka prekur futbollin shqiptar. Është ndarë nga jeta ish-arbitri i njohur ndërkombëtar, Hiqmet Kuka, një figurë që ka lënë gjurmë të rëndësishme në arbitrimin vendas dhe atë ndërkombëtar.

Humbja e tij ka sjellë reagime të menjëhershme në komunitetin sportiv. Presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, ka shprehur publikisht dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kukës, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në futboll.

Në një mesazh ngushëllimi, Duka theksoi se Hiqmet Kuka ishte një nga emrat më të respektuar të arbitrimit shqiptar, duke nënvizuar profesionalizmin dhe përkushtimin që e shoqëroi gjatë gjithë karrierës së tij si arbitër i FIFA-s.

Ai shtoi se puna dhe standardet që Kuka vendosi në fushën e lojës do të mbeten një pikë referimi për brezat e rinj të gjyqtarëve, të cilët do të ndjekin gjurmët e tij. Në fund të mesazhit, kreu i FSHF-së i përcolli ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të arbitrimit, duke uruar që shpirti i tij të prehet në paqe.

Ndarja nga jeta e Hiqmet Kuka lë një boshllëk të madh në sportin shqiptar, ku ai do të kujtohet si një profesionist i përkushtuar dhe një figurë e respektuar nga të gjithë.

E FUNDIT/ Ambasada amerikane paralajmëron për sulme: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë opozitën iraniane në Shqipëri!

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale lidhur me sulme të mundshme të Iranit apo grupeve të lidhura me Teheranin ndaj opozitës iraniane (MEK) në Manëz.

Ambasada ngre alarmin se synim i sulmeve mund të jenë subjekte të lidhura me SHBA, por edhe vende të zakonshme, si vende turistike, qendra tregtare apo lokale dhe restorante.

Postimi bën thirrje për të gjithë qytetarët amerikanë në vend, që të jenë vigjilentë.

Mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme të grupeve të lidhura me regjimin e Teheranit:

Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.

FAKTET/ A qendron deklarata e Ramës se heqja e taksës së qarkullimit ndaj karburanteve do t’i bënte shqiptarët të paguanin 4 herë më shumë?

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama se heqja e taksës së qarkullimit do t’i detyronte shqiptarët të paguanin katër herë më shumë është kundërshtuar nga gazetari Klodian Tomorri, i cili ka bërë një analizë të detajuar mbi historikun e kësaj takse.

Sipas Tomorrit, në vitin 2011 qeveria e kohës hoqi tre taksa mbi automjetet: taksën e shitjes, taksën e qarkullimit dhe taksën e regjistrimit. Në atë kohë, taksa e qarkullimit ishte 10 mijë lekë në vit për makinat me naftë dhe 7500 lekë për ato me benzinë, ndërsa taksa e regjistrimit ishte 2400 lekë në vit.

Për të kompensuar të ardhurat, barra fiskale u zhvendos pjesërisht te karburanti, duke vendosur një taksë prej 7 lekësh për litër për naftën dhe 5 lekësh për benzinën, si dhe një taksë vjetore për automjetet e përdorura. Sipas analizës, ky riformatim ishte neutral për buxhetin, pasi të ardhurat mbetën në të njëjtin nivel, rreth 80 milionë euro në vit.

Por situata ndryshoi pas vitit 2014, kur qeveria Rama rriti taksën e qarkullimit nga 7 në 17 lekë për litër dhe më pas në 27 lekë për litër. Sipas Tomorrit, me efektin e TVSH-së, kjo taksë arrin në rreth 32.4 lekë për litër.

Ai thekson se kjo nuk ishte një zhvendosje e barrës fiskale, por një rritje e drejtpërdrejtë taksash, e cila u kushton qytetarëve shqiptarë rreth 200 milionë euro në vit.

Në analizën e tij, Tomorri kundërshton edhe pretendimin e Kryeministrit se vendet e rajonit e kanë taksën e qarkullimit të përfshirë te automjeti. Sipas tij, krahasimi i faturave vjetore tregon se Shqipëria është në të njëjtat nivele me vendet e rajonit.

Referuar të dhënave të përpunuara, taksat vjetore për automjetet janë rreth 200 euro në Maqedoninë e Veriut, 250-350 euro në Kosovë, 245-345 euro në Shqipëri dhe 250-450 euro në Serbi.

Sipas gazetarit, këto shifra tregojnë se pretendimi për një diferencë të madhe mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera nuk qëndron, duke e cilësuar deklaratën e Kryeministrit si të pavërtetë. /skyweb.al

Trump: NATO “tigër prej letre”, po e konsideroj seriozisht largimin e SHBA nga aleanca!

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndezur tensione të forta me aleatët europianë, pasi deklaroi se po e konsideron “në mënyrë absolute” tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga NATO, duke e cilësuar aleancën ushtarake si një “tigër prej letre”.

Në një intervistë të publikuar sot nga The Telegraph, Trump u shpreh se largimi i SHBA-së nga aleanca është tashmë “përtej rishqyrtimit”, duke shtuar se prej kohësh nuk ka pasur besim te NATO. Sipas tij, aleatët nuk i janë gjendur pranë Amerikës gjatë konfliktit me Iranin dhe kjo ka forcuar bindjen e tij për të marrë një vendim drastik.

Presidenti amerikan kritikoi veçanërisht vendet europiane për refuzimin për të dërguar mjete ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Kjo situatë ka shkaktuar përplasje të forta diplomatike mes Uashingtonit dhe partnerëve të NATO-s.

Trump nuk kurseu as Britaninë e Madhe dhe kryeministrin Keir Starmer, të cilin e sulmoi publikisht pas refuzimit për të përdorur bazat britanike në operacionet kundër Iranit. Nga ana tjetër, Starmer reagoi duke theksuar se NATO mbetet “aleanca ushtarake më efektive që bota ka njohur ndonjëherë”.

Këto deklarata kanë shkaktuar shqetësim të madh në Europë, pasi SHBA është shtylla kryesore e aleancës që prej krijimit të saj në vitin 1949. Një tërheqje e mundshme amerikane do të trondiste seriozisht arkitekturën e sigurisë perëndimore dhe do të sillte pasoja të mëdha gjeopolitike.

“Bleva kos frutash te Big Market, doli komplet i mykur”

Një qytetare nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore.

Ajo ka dërguar një video ku shfaqet, sipas pretendimit të saj, një kos frutash Zottis i blerë në Big Market, ku në pamje vihet re prania e mykut në produkt. Qytetarja ka dërguar gjithashtu edhe kuponin tatimor, i cili sipas saj vërteton blerjen e kryer pak minuta më parë.

Në videon e dërguar në redaksi, ajo shprehet:

“Përshëndetje JOQ! Sapo e bleva këtë kosin te City Park. Dhe ja urdhëro, komplet i mykur. Domethënë e kam blerë në orën 5:30, jemi në orën 6:15, dhe ishte komplet i mykur. Ja shikojeni.”

Më pas, në mesazhin shoqërues, qytetarja i bën thirrje Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që të ndërhyjë dhe të ushtrojë kontroll ndaj subjektit në fjalë:

“Kaloni naj herë nga Big Market te City Park, i thuaj AKU… se na mbytën me myk.”

Ky nuk është rasti i parë që qytetarët denoncojnë problematika të tilla në lidhje me produktet e këtij rrjeti supermarketesh. JOQ Albania ka raportuar edhe më herët raste të shumta ankesash për produkte të skaduara, të prishura apo me cilësi të dobët në pika të ndryshme të Big Market.

Rasti i fundit ngre sërish pikëpyetje mbi standardet e kontrollit, ruajtjes dhe ekspozimit të produkteve ushqimore për konsumatorët.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga ana e subjektit në fjalë, si edhe nga autoritetet përgjegjëse për sigurinë ushqimore.

Në Danimarkë, lumturia fillon në shkollë, mësimet mbi empatinë mësohen që në moshë të hershme

Për tre dekada, fëmijëve në Danimarkë u është mësuar empatia përmes një mësimi të veçantë javor, ku dëgjimi, të kuptuarit dhe bashkëpunimi janë po aq të rëndësishëm sa matematika ose anglishtja.

Danimarka ka qenë në krye të Raportit Botëror të Lumturisë të Kombeve të Bashkuara për vite me radhë. Një nga arsyet pse vendi dallohet nuk është vetëm statusi i tij shoqëror ose cilësia e jetës, por diçka që është zbatuar sistematikisht në shkolla që nga viti 1993: mësimdhënia e empatisë.

Në sistemin arsimor, një orë në javë i kushtohet “Klassens tid”, “mësimit në klasë” për fëmijët e moshës 6 deri në 16 vjeç. Është një pjesë themelore e kurrikulës, po aq e rëndësishme sa matematika.

Gjatë kësaj ore, nxënësit diskutojnë çështje që i shqetësojnë, qofshin ato të lidhura me shkollën apo jo, dhe së bashku me mësuesin, ata kërkojnë zgjidhje përmes dëgjimit dhe të kuptuarit autentik. Nëse nuk ka asgjë për të diskutuar, ora i kushtohet relaksimit dhe hygge-s, ndjenjës së ngrohtësisë, intimitetit dhe kënaqësisë së përbashkët që është qendrore në kulturën daneze.

Empatia nuk është vetëm një aftësi emocionale.

Ndërton marrëdhënie, parandalon ngacmimin dhe nxit suksesin si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale. Adoleshentët empatikë kanë tendencë të jenë më të orientuar drejt qëllimeve dhe të suksesshëm sesa bashkëmoshatarët e tyre më narcisistë.

Autorja dhe psikologia Jessica Alexander, në librin e saj “Mënyra daneze e prindërimit”, shpjegon se empatia kultivohet përmes:

  • Punës në grup: 60% e aktiviteteve shkollore kryhen në grupe, me një fokus të veçantë në ndihmën e nxënësve më pak të aftë.
  • Asnjë shpërblim konkurrues: Nuk jepen çmime ose trofe për përsosmëri; progresi matet në raport me veten.
  • Lojë e lirë: Që nga viti 1871, është konsideruar si një mjet edukativ që kultivon empatinë dhe aftësitë negociuese.
  • Mësimi bashkëpunues: Fëmijët me aftësi të ndryshme punojnë së bashku, duke mësuar se suksesi është një përpjekje kolektive.

Siç thekson ajo, kur një fëmijë i shpjegon një problem matematikor dikujt tjetër, për shembull, ata jo vetëm që mësojnë më mirë, por edhe praktikojnë aftësinë e tyre për të “vënë veten në vendin e personit tjetër”. Ky proces i vetëdijshëm i dëgjimit dhe përshtatjes forcon empatinë.

Rezultati? Për fëmijët danezë, mësimi i empatisë është një burim gëzimi dhe kënaqësie, duke i përgatitur ata të bëhen të rritur të aftë për të jetuar, për të bashkëpunuar dhe për të qenë vërtet të lumtur.

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

Kushdo që të pyesësh do të të japë të njëjtën përgjigje: dhimbja e dhëmbit është një nga dhimbjet më të këqija. Dhe është një nga ato raste kur ndihesh sikur nuk ke asgjë tjetër për të bërë. Skenari më i keq është kur të godet natën.

Si mund ta lehtësoj dhimbjen në këtë rast?

Vaj karafil: Vendosni dy pika vaj karafil në një copë pambuku dhe fërkoni butësisht dhëmbin. Vaji i karafilit përmban eugenol i cili vepron si një anestetik natyral për dhimbjen dhe dezinfekton zonën.

Ujë deti: Tretni një lugë çaji kripë në një filxhan me ujë të valuar, lëreni të ftohet dhe shpëlani gojën për 30 sekonda. Zvogëlon ënjtjen e mishrave të dhëmbëve duke kulluar lëngun e tepërt dhe duke pastruar zonën e prekur.

Akulli: Vendosni disa kube akulli në një qese plastike, mbështillni një copë të hollë rreth saj dhe shtypeni atë në faqe, sipër dhëmbit që ju dhemb, për rreth 15 minuta derisa nervat të mpihen.

Qetësues dhimbjesh: Nëse dhimbja bëhet e padurueshme, gjithmonë mund të merrni një analgjezik siç është ibuprofeni.

Edhe pse këto zgjidhje mund të jenë efektive, ato janë ende të përkohshme dhe nuk e adresojnë shkakun e problemit. Sigurohuni që të caktoni një takim me dentistin tuaj, pasi mund të jeni në gjendje të parandaloni prishjen dhe humbjen e mëtejshme të dhëmbëve.

“Dhimbja e nofullës – shkaqe të pazakonshme që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e nofullës është një simptomë komplekse që mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Ndërsa shkaqet më të zakonshme përfshijnë bruksizmin apo disfunksionet temporomandibulare, shkaqet jo të zakonshme meritojnë vëmendje për të shmangur vonesa diagnostike.

Ky artikull trajton sindroma neurologjike, infeksione të rralla të eshtrave dhe neoplazi, duke ofruar udhëzime për të kuptuar kur dhimbja e nofullës kërkon ekzaminime të thelluara.

Shkaqe jo të zakonshme të dhimbjes së nofullës: panorama e përgjithshme

Shkaqet jo të zakonshme shpesh zbulohen kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimeve standarde. Këtu përfshihen kompresione nervore, infeksione të rralla të eshtrave dhe ndryshime strukturore të pazakonta. Njohja e varianteve si dhimbje mandibulare atipike apo dhimbje rezistente mund t’ju udhëzojë drejt specialistëve multidisiplinarë.

Nevralgjia trigeminale si shkak i dhimbjes atipike

Nevralgjia trigeminale shkakton dhimbje të forta, të shpërthyera në nofull si shok elektrik. Ky çrregullim prek nervin trigeminal dhe shpesh ngatërrohet me probleme dentare. Faktorë si kompresionet vaskulare ose skleroza multiple mund ta shkaktojnë. Dhimbja aktivizohet nga stimuj minimalë si të folurit ose të përtypurit. Diagnostikimi kërkon rezonancë magnetike për të përjashtuar shkaqe kompresive.

Osteomieliti i mandibulës: infeksion i rrallë i eshtrave

Osteomieliti mandibular është një infeksion bakterial i thellë i eshtrave dhe shkak jo i zakonshëm i dhimbjes së nofullës. Simptomat përfshijnë dhimbje kronike, ënjtje dhe fistula. Trajtimi kërkon antibiotikë dhe shpesh ndërhyrje kirurgjikale.

Sindroma e Eagle: zgjatja e procesit stiloid

Sindroma e Eagle është shkak i rrallë dhimbjeje mandibulare për shkak të zgjatjes së procesit stiloid ose ligamentit të kalcifikuar. Dhimbja shfaqet gjatë gëlltitjes, lëvizjes së qafës ose përtypjes. Diagnostikimi bëhet me radiografi, ndërsa trajtimi mund të jetë konservativ ose kirurgjikal.

Tumoret dhe neoplazitë

Tumoret mandibulare ose meningiomat mund të simulojnë dhimbje kronike të nofullës. Këto shkaqe kërkojnë imazhografi të avancuar. Simptomat progresojnë ngadalë dhe mund të përfshijnë nerva të tjerë kranialë. Identifikimi i hershëm përmirëson rezultatet.

Gjendje autoimune dhe sistemike

Sëmundje si artriti reumatoid ose fibromialgjia mund të përfshijnë nofullën. Forma atipike si vaskulitë ose arteritet temporale shkaktojnë dhimbje gjatë përtypjes dhe duhet konsideruar tek pacientët me simptoma sistemike.

Shkaqe të tjera të rralla: atak kardiak referuar dhe migrena kluster

Në raste të rralla, dhimbja e nofullës mund të jetë shenjë e një infarkti, sidomos në anën e majtë. Migrena kluster gjithashtu shkakton dhimbje intense dhe ciklike. Njohja e këtyre lidhjeve mund të shpëtojë jetë.

Diagnostikimi diferencial

Për të dalluar dhimbjen e zakonshme nga ajo jo e zakonshme përdoren ekzaminime klinike, radiografike dhe laboratorike. Historia e detajuar zbulon faktorët specifikë të shkakut.

Trajtimi dhe menaxhimi

Trajtimi varet nga shkaku: antiepileptikë për nevralgjinë trigeminale, kirurgji për sindromën e Eagle, antibiotikë për osteomielitin. Qasjet multidisiplinare përfshijnë gnatologji, neurologji dhe infektivologji.

Parandalimi dhe stili i jetesës

Higjena orale, menaxhimi i stresit dhe monitorimi i simptomave të vazhdueshme ndihmon për të reduktuar rrezikun. Konsultimi i hershëm me specialistët parandalon komplikime.

Përfundime

Shkaqet jo të zakonshme të dhimbjes së nofullës si nevralgjia trigeminale, osteomieliti, sindroma e Eagle dhe tumorët kërkojnë vëmendje. Njohja e dhimbjes atipike mundëson diagnostikim të hershëm dhe trajtime të synuara, duke përmirësuar cilësinë e jetës.

Pyetje të shpeshta

Kush mund të preket nga këto shkaqe të rralla?
Kryesisht të rritur midis 30 dhe 60 vjeç, por çdo pacient me simptoma të vazhdueshme duhet të konsultohet me një gnatolog ose neurolog.

Kur duhet shqetësuar për dhimbjen e nofullës?
Kur zgjat më shumë se dy javë ose shoqërohet me ënjtje, temperaturë ose vështirësi në gëlltitje.

Si diagnostikohet dhimbja e pazakontë e nofullës?
Përmes historisë klinike, rezonancës magnetike dhe tomografisë kompjuterike, shpesh me qasje multidisiplinare.

Ku mund të kërkohet ndihmë?
Në qendra të gnatologjisë, neurologjisë ose kirurgjisë maksilofaciale me mundësi imazhografie të avancuar.

Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore

Shoqata Amerikane e Zemrës u bën thirrje njerëzve të favorizojnë proteinat me bazë bimore dhe të zëvendësojnë produktet e bulmetit me yndyrë të plotë.

Udhëzimet e reja ushqimore të Shoqatës Amerikane të Zemrës, të publikuara të martën, theksojnë një regjim ushqimor të pasur me perime, fruta dhe drithëra të plota, duke i dhënë përparësi proteinave bimore ndaj mishit.

Gjithashtu, rekomandohet kufizimi i sheqerit, kripës dhe ushqimeve ultra të përpunuara, si dhe zëvendësimi i produkteve të bulmetit me yndyrë të plotë me ato pa yndyrë ose me pak yndyrë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më herët këtë vit prezantoi udhëzime të reja dietike që sugjerojnë rritjen e konsumit të proteinave si nga burimet shtazore ashtu edhe ato bimore, si dhe inkurajojnë përdorimin e produkteve të bulmetit me yndyrë të plotë.

Ndryshe nga rekomandimet e qeverisë federale për përdorimin e yndyrës së viçit dhe konsumimin e mishit të kuq, Shoqata Amerikane e Zemrës thekson rëndësinë e proteinave bimore si bishtajoret, arrat dhe farat, zgjedhjen e produkteve të bulmetit me pak ose pa yndyrë, dhe – kur konsumohet mish i kuq – zgjedhjen e pjesëve të dobëta, shmangien e produkteve të përpunuara dhe mbajtjen e porcioneve të vogla.

Nisma e administratës Trump dhe Sekretarit të Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. për “Ta bëjmë Amerikën përsëri të shëndetshme” është fokusuar në eliminimin e ngjyruesve sintetikë, përbërësve të tjerë kimikë, ushqimeve ultra të përpunuara, si dhe në uljen e konsumit të sheqerit dhe vajrave të farave.

Shoqata Amerikane e Zemrës sugjeron gjithashtu zgjedhjen e yndyrnave të pangopura, shmangien e ushqimeve ultra të përpunuara dhe minimizimin e sheqernave të shtuara në pije dhe ushqime.

Organizata rekomandon përgatitjen e ushqimit me pak ose aspak kripë dhe kufizimin e konsumit të alkoolit.

Gjithashtu, udhëzimet sugjerojnë që fëmijët mund dhe duhet të fillojnë të ndjekin një regjim ushqimor të shëndetshëm për zemrën që nga mosha 1 vjeç.

Një zëdhënës i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se këto udhëzime janë në përputhje me rekomandimet e tyre për çështjet kryesore dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Shoqatën Amerikane të Zemrës.

Shoqata Amerikane e Zemrës, organizata më e vjetër dhe më e madhe vullnetare në SHBA që lufton sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, publikon udhëzime ushqimore rreth çdo pesë vjet për të promovuar shëndetin kardiovaskular.

Pse i janë dashur më shumë se 50 vite NASA-s për t’u rikthyer në Hënë?

Pas uljeve historike të programit Apollo në Hënë në vitin 1972, NASA e anuloi misionin për shkak të rritjes së kostove dhe ndryshimit të prioritetet.

Kjo e çoi agjencinë në një drejtim tjetër: orbitën e ulët të Tokës, duke u përqendruar në projekte si Skylab, Space Shuttle dhe Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Pas përfundimit të programit Apollo, kostot e larta dhe mangësitë në financim çuan NASA-n të ndryshonte drejtimin, duke hedhur poshtë mundësinë e misioneve të tjera në Hënë.