Habit mjeku: Ja sa feta bukë duhet të hani sipas moshës, ja çfare ndodh nëse nuk hani buk për 30 dit

Të dhënat e Eurostat tregojnë se shpenzimet e shqiptarëve për bukë dhe drithëra janë shumë të larta në raport me të ardhurat e tyre. Sipas këtyre të dhënave, këto shpenzime janë më të larta krahasuar me vende të tjera të Evropës.

Buka është kryesore për çdo njeri në këtë vend, aq më tepër kur në çdo vakt na vjen natyrshëm të themi ‘le të hamë bukë’.

Vetëm 2 Banane në Ditë i jep “lamtumirë çdo problemi”, ja sekreti si ti konsumoni

Shumica e njerëzve “nuk kanë kohë” për të ngrënë shëndetshëm dhe kështu preferojnë të hanë më shumë ushqim të shpejtë se sa të shëndetshëm, përderisa konsumimin e frutave dhe perime e lënë pothuajse krejt anash.

Shkencëtarët dhe nutricistët nuk e kanë të qartë pse shumica e njerëzve preferojnë ushqim të tillë

Mjeku çudit botën: KOSI esell ‘shëron këto 7 sëmundje’, ja kush duhet ta hajë menjëherë

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme.

Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë. Kosi është i pasur me kalium, kalçium, magnez, vitaminë B2 dhe B12.

Ish-zv/kryeministrja izraelite: Ne, jo shtet por bandë e dhunshme…!

Një postim shumë i ashpër, i cili po duket si një rrufe në qiell të hapur në debatin publik izraelit. Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-Ministrja e Jashtme dhe Ministrja e Drejtësisë Tzipi Livni -një nga figurat më autoritare në politikën izraelite gjatë 20 viteve të fundit – një ish-anëtare e Knessetit dhe ish-agjente e Mossadit, postoi një mesazh në X që tashmë ka tejkaluar një milion shikime dhe po ngjall diskutime.

Akuza e ngritur në hebraisht ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu është e ashpër: “Një shtet sovran zotëron territor, një ligj për të gjithë dhe një monopol mbi armët. Izraeli nuk ka kufij të dakordësuar, nuk ka më një ligj dhe drejtësi të vetme për të gjithë, por një sistem ligji dhe drejtësie fetare paralel me ligjet shtetërore, dhe ka milici të armatosura dhe të dhunshme që fillojnë trazira sipas dëshirës. Qeveria izraelite po e shpërbën shtetin e Izraelit…”.

Livni nuk është një zë i zakonshëm në Izrael. E lindur në vitin 1958, një ish-agjente e Mossadit, ajo ka mbajtur nëntë poste ministrore. Po ashtu, ka qenë kryenegociatore në bisedimet e paqes me palestinezët dhe në vitin 2009, ishte gati të bëhej kryeministre.

Ajo e filloi karrierën e saj në partinë Likud të Netanyahut, por më pas kaloi në pozicione të qendrës, duke udhëhequr Kadimën dhe Hatnua-n përpara se të largohej nga politika . Ishte vetë Netanyahu ai që e shkarkoi atë në vitin 2014 për kritikat e saj të brendshme.

Sot, megjithëse nuk është më në parlament, mbetet një zë i respektuar ndërkombëtarisht për përvojën dhe qasjen e tij të moderuar. Ky post vjen në një kohë shumë delikate për Izraelin, i angazhuar në një luftë ekzistenciale në fronte të shumëfishta, veçanërisht luftën kundër Republikës Islamike të Iranit, e cila nuk po shkon aspak mirë për koalicionin Tel Aviv-Uashington .

Në një vend ku qeveria e Benjamin Netanyahut mbështetet nga një koalicion i krahut të djathtë dhe ultrafetar, dhe ku narrativa dominuese pas 7 tetorit është ajo e “unitetit kombëtar” kundër armiqve të jashtëm, fjalët e Livnit tingëllojnë si një bombë.

Kjo nuk është kritika e zakonshme e krahut të majtë. Ajo vjen nga një grua që i ka shërbyer shtetit për dekada, që ka negociuar me palestinezët dhe që i njeh mekanizmat e pushtetit nga brenda.

Mesazhi është i qartë: kjo nuk është thjesht një mosmarrëveshje politike, por një shpërbërje institucionale në duart e “Bibit”, një presidente “lufte” që rrezikon ta çojë Izraelin drejt vetëshkatërrimit. /tesheshi.com/

Miliona amerikanë po dalin në rrugë

Miliona amerikanë pritet të dalin në rrugë të shtunën, më 28 mars, për një protestë “Pa Mbretër” kundër administratës Trump.

Më shumë se 3,000 tubime janë planifikuar në të 50 shtetet, plus 16 vende, thonë organizatorët.

“Do të pres që 28 marsi të jetë protesta më e madhe në historinë amerikane”, tha Ezra Levin, bashkëthemelues i organizatës Indivisible.

Kjo do të jetë protesta e tretë “Pa Mbretër” me radhë, shkruan The Guardian. E fundit ishte në tetor dhe mblodhi shtatë milionë njerëz.

Tubimet kryesore do të jenë në Minesota, Minneapolis dhe St. Paul, në njohje të rezistencës së banorëve ndaj veprimeve të agjentëve të Imigracionit dhe Doganave (ICE). Tubimi i St. Paul do të përfshijë senatorin Bernie Sanders, aktoren Jane Fonda dhe muzikantët Bruce Springsteen dhe Joan Baez.

Koalicioni “Pa Mbretër” ka theksuar vazhdimisht natyrën jo të dhunshme të veprimit.

Uebfaqja “Pa Mbretër” thotë se pjesëmarrësve nuk u lejohet të sjellin armë, përfshirë ato të lejuara ligjërisht. /tesheshi.com/

A do të bëjë “të majtin” këtë herë Edi Rama?

Kur ia behin krizat globale, qeveritë testohen jo vetëm për kapacitetin e tyre administrativ, por edhe për koherencën ideologjike. Lufta në Ukrainë dhe më pas tensionet në Lindjen e Mesme, kanë sjellë tronditje të forta në tregjet e energjisë dhe ushqimit, duke e vendosur Shqipërinë përballë një dileme të vjetër: të mbrojë konsumatorin apo të lërë tregun të vetërregullohet.

Në marsin e vitit 2022, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të naftës dhe ushqimeve, qeveria ndërhyri duke ngritur Bordin e Transparencës. Ky mekanizëm, i kritikuar shpesh si paternalist, u justifikua si mjet për të frenuar abuzimet e tregut.

Por ndërhyrja e fundit, pas krizës së re në Lindjen e Mesme, ka nxitur reagime të ashpra nga importuesit e mëdhenj të naftës, të cilët paralajmërojnë pezullim të furnizimit nëse detyrohen të shesin nën kosto.

Kjo situatë ngre pyetjen thelbësore: a po vepron Rama si një udhëheqës i majtë, duke mbrojtur konsumatorin dhe shtresat në nevojë, apo si një menaxher pragmatist që kërkon të ruajë stabilitetin ekonomik pa cenuar interesat e biznesit?

Nga njëra anë, vendosja e çmimeve tavan dhe ulja e akcizës për karburantet janë masa tipike të një qeverie që synon të mbrojë qytetarët nga goditjet e tregut. Ministrja e Ekonomisë ka deklaruar se Bordi i Transparencës do të qëndrojë aktiv deri sa çmimet të rikthehen në nivelet e parakrizës, duke e paraqitur këtë si garanci për konsumatorët.

Kjo është një retorikë që tingëllon e majtë. Por nga ana tjetër, importuesit argumentojnë se metodologjia e përllogaritjes së çmimeve është e vjetruar dhe nuk reflekton kontratat aktuale me furnitorët. Ata paralajmërojnë humbje të mëdha dhe kufizim të furnizimit.

Nëse qeveria nuk arrin të gjejë një ekuilibër mes mbrojtjes së konsumatorit dhe mbështetjes së biznesit, rreziku është që masat të kthehen në bumerang, duke sjellë mungesa karburanti dhe tensione sociale.

Në këtë kontekst, pyetja “A do jetë këtë herë Rama vërtet i majtë?”, merr një domethënie politike. Një e majtë e vërtetë, do të vendoste interesin e qytetarëve mbi fitimin e kompanive, duke garantuar furnizim dhe duke subvencionuar diferencën e kostos.

Ndërkohë një qasje pragmatike, do të kërkonte kompromis me importuesit për të shmangur krizën e furnizimit. Historia e ndërhyrjeve të mëparshme, tregon se qeveria shqiptare shpesh reagon nën presionin e zhvillimeve të jashtme, më shumë sesa duke ndërtuar politika afatgjata për mbrojtjen e qytetarëve.

Nëse kryeministri Rama dëshiron të tregojë se është vërtet i majtë, ky është momenti për të kaluar nga retorika tek veprimi konkret: mbrojtje e konsumatorit, subvencionim i shtresave në nevojë dhe vendosja e një metodologjie transparente e të drejtë për çmimet në treg.

Në të kundërt, ekziston rreziku që Bordi i Transparencës të shihet si një fasadë politike, ndërsa qytetarët të vazhdojnë të paguajnë çmime më të larta se fqinjët dhe të mbushin serbatorët në Kosovë e Maqedoni./tesheshi.com/