ASH-Sela: U konfirmua se Taravari është…

Pas vendimit të Gjykatës së Tetovës që vulat e partisë- Aleanca për Shqiptarët, t’i takojnë Arben Taravarit, ka reaguar krahu i Selës. Ata thonë se do ta ankimojnë këtë vendim, duke shtuar se, ky vendim konfirmon se Taravari është shërbëtori I sistemit të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe ASH-së.

Ja dhe reagimi i plotë:

Vendimi i sotëm i sistemit gjyqësor vetëm se konfirmoi atë që ne kemi thënë vazhdimisht, që Arben Taravari është shërbetor i këtij sistemi të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe kundër Aleancës për Shqiptarët. Ne zhvilluam një betejë gjyqësore të bindur në të drejtën tonë edhe statutare edhe ligjore, por gjithmonë të vetëdijshëm se po përballemi me një sistem dhe një shërbëtor të rëndësishëm të këtij sistemi.

Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që ky proces u stërzgjat për më shumë se dy vite, fakti që lënda u kthye dy herë radhazi dhe u trajtua tre herë në gjykatën themelore, një precedent që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që Gjykata e Tetovës del kundër vendimit të vetë që e solli dy herë radhazi paraprakisht dhe ky vendim ndryshohet pikërisht tani kur Arben Taravari sot nuk ka as gjysmën e anëtarëve dhe delegatëve që kishte në fillim të procesit. As atëherë nuk kishte shumicë, ndërsa sot nuk i ka ngelur as gjysma e asaj pakice që kishte atëherë.

Në moment të fundit u ndryshua gjykatësi në Gjykatën Themelore në Tetovë dhe nga shqiptar u vendos një maqedonas, e meqë kjo punë shkoj në dorë të një gjykatësi maqedonas, është e ditur se kënd e kanë ata në shërbim të tyre.

Të gjitha këto dëshmojnë se vendimi gjyqësor është politik, është atentat ndaj një partie politike shqiptare që për vite ishte faktor kryesor në skenën politike në vend dhe mbrojtës i fuqishëm i kauzës kombëtare shqiptare.

Tani do të pasojë edhe hapi i fundit i gjithë këtij skenari, ashtu siç paralajmëroi vasali i këtij sistemi, ribrendimi dhe zhdukja e emrit të shtrenjtë e të pastër ALEANCA PËR SHQIPTARËT. Ky ka qenë qëllimi që në ditën e parë të këtij skenari.

Por, ne nuk dorëzohemi! Aleanca për Shqiptarët janë aktivistët, anëtarët, luftëtarët e vërtetë të kauzës, ata që ruajnë idealin dhe misionin kombëtar që nga themelimi. Sot jemi edhe më të motivuar se kurrë më parë për të vazhduar betejën tonë, PËR SHQIPTARËT dhe ME SHQIPTARËT. Ne do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit këtë vendim dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të luftuar e për të ruajtuar shtëpinë tonë që u themelua dhe u ngrit me sakrificë, por edhe me gjak, me mund e me djersë, të thelemuesve dhe aktivistëve, të gjithë atyre shqiptarëve me të cilët ndajmë të njëjtat ideale.

– Aleanca për Shqiptarët –
Ziadin Sela, Kryetar

Irani paralajmëron…

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) paralajmëroi sot për sulme të afërta ndaj objekteve kryesore të naftës dhe gazit në vendet e Gjirit, duke u bërë thirrje civilëve dhe punonjësve të largohen nga zonat pranë infrastrukturës energjetike kyç, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Tasnim, IRGC-ja ka lëshuar një “paralajmërim urgjent” për qytetarët dhe banorët pranë disa objekteve në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

Në deklaratë janë renditur disa lokacione që janë cilësuar si “objektiva të drejtpërdrejta dhe legjitime”, përfshirë rafinerinë SAMREF dhe kompleksin petrokimik në Jubail në Arabinë Saudite, fushën e gazit Al Hosn në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe kompleksin petrokimik Mesaieed dhe rafinerinë Ras Laffan në Katar.

IRGC-ja u bëri thirrje civilëve, banorëve dhe punonjësve që të largohen menjëherë nga këto zona dhe të zhvendosen në një distancë të sigurt pa vonesë, duke paralajmëruar se këto objekte mund të goditen “brenda orëve në vijim”.

Ajo tha se paralajmërime të përsëritura ishin dhënë më parë për qeveritë e vendeve të Gjirit, duke i akuzuar ato se po ndjekin një “rrugë të rrezikshme”.

Paralajmërimet vijnë pasi mediat iraniane raportuan për një sulm ajror të përbashkët SHBA–Izrael ndaj rezervuarëve të gazit në fushën Parsi Jugor në qytetin jugor Asaluyeh sot, duke ndalur prodhimin në dy rafineri me një kapacitet të kombinuar prej rreth 100 milionë metra kub në ditë.

Sulmi erdhi ndërsa SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar një ofensivë të përbashkët kundër Iranit që nga 28 shkurti, duke shkaktuar deri më tani rreth 1.300 viktima, përfshirë edhe udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke shkaktuar pengesa në tregjet globale dhe aviacionin.

E rëndë: Një person humb jetën pas rënies së kabinës së teleferikut..

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me teleferik në vendpushimin e skive Engelberg-Titlis në Zvicrën qendrore, të mërkurën në mëngjes, raporton Swissinfo.ch.

Sipas policisë kantonale të Nidwalden, viktima ishte vetëm në kabinë.

Shkaku i saktë i aksidentit mbetet i panjohur, megjithëse në rajon janë regjistruar erëra të forta.
Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në vendpushim, pasi kabina e teleferikut raportohet se ka rënë nga një shpat mali me dëborë.

Një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit ajror Rega ka thënë se një helikopter është i përfshirë në operacion, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Bie çmimi i derivateve të naftës në RMV.

Qytetarët duke filluar nga sot do të furnizohen me karburante më të lira. Në pikat e shitjes së kompanive më të mëdha të naftës në vend – OKTA, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil – çmimet e derivateve janë për dy denarë më të ulëta nga çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Kjo vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ofertës nga OKTA, e cila u mundësoi tregtarëve furnizim me çmime më të ulëta për dy denarë. Vendimi ishte paralajmëruar më herët nga ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe drejtori i OKTA-s, Dimitrios Paschos, si një masë që do të jetë në fuqi deri në fund të muajit mars.

Edhe pse KRRE me dy vendimet e fundit rriti ndjeshëm çmimet për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, kjo masë e OKTA-s paraqet një përpjekje për të zbutur goditjen e çmimeve ndaj konsumatorëve.

Prej kohësh e mbajnë sekret, por kjo maskë me 2 përbërës bën mrekullinë në flokun tuaj

Përbërësit: 3 lugë gjelle kanellë 3 lugë gjelle mjaltë 5-6 lugë gjelle balsam flokësh Përgatitja: Përzieni mjaltin dhe kanellën në një enë deri sa të krijohet një përzierje homogjene.

Shtojani balsamin dhe vazhdoni me përzierje. Sasia e përbërësve të nevojshëm për këtë recetë është bërë duke marrë për bazë femrat me flokë të gjatë, andaj, nëse keni flokë më të shkurtër, mund ta përdorni sasinë e fituar për dy aplikime.

Jeni mbi 50 vjeç dhe vuani nga këto “sëmundje”? Merrni një banane në ditë dhe do shpëtoni

Me një tul të butë dhe të ëmbël, e paketuar në lëkurën e saj të verdhë, banania është një nga frutat më të mrekullueshëm dhe më të gjindshëm gjatë gjithë vitit.

Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të zemrës.

Mjeku “çudit” botën: Kamomili shëron këto sëmundje në kohë rekord, ja si ta përdorni

Çaji i kamomilit është shumë i dobishëm për uljen e niveleve të kolesterolit. Choline, një vitaminë që gjendet në kamomil, është e shkëlqyer për promovimin e eliminimit të yndyrës nga gjaku.

Njerëzit me probleme të larta kolesteroli mund të pijnë dy gota kamomil në ditë për ta rregulluar atë dhe për ta rikthyer atë në nivele normale.

Keni probleme me kujtesën? Merrni këto vitamina dhe rezultati do ju befasoj

Lodhja kronike dhe mungesa e forcës janë vetëm disa nga shenjat që përfaqësojnë mungesën e vitaminës B.

Mungesa e vitaminës B jep shenja të caktuara, të cilat mund të ndodhin në formën e lodhjes së fortë ose aftësisë së zvogëluar të shikimit. Lodhja është një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës B, pasi trupi juaj mbështetet në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut