COVID solli punën hibride, lufta me Iranin mund të sjellë javën katërditore të punës

Puna hibride nuk u zhduk kur u rihapën zyrat. Përkundrazi, ajo riformësoi mënyrën se si punojmë.

Tani, me qeveritë që po përdorin sërish të njëjtin instrument, ekspertët thonë se diçka e ngjashme mund të ndodhë edhe me javën katërditore.

Por kjo do të ketë pasoja të mëdha për ata që nuk mund ta bëjnë punën nga shtëpia, si drejtuesit e automjeteve, kamerierët, pastruesit e dritareve, kujdestarët e kafshëve dhe të tjerë.

A do të vijë një javë katërditore urgjente edhe në Perëndim?

Megjithëse britanikët dhe australianët po nxiten të punojnë nga shtëpia, profesori Wladislaw Rivkin nga Trinity Business School tha se një fundjavë treditoe globale duket pak e mundshme, të paktën jo menjëherë.

Kjo sepse një riorganizim i përhershëm i mënyrës se si strukturohet puna është shumë më kompleks sesa kalimi i menjëhershëm në punë nga shtëpia.

Leave a Comment