“Nuk e shoh këtë si një model për SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, të paktën në afatgjatë, sepse rritja aktuale e çmimeve të karburantit është e përkohshme,” thotë ai.
Profesorja Roberta Aguzzoli nga Durham University thotë se nuk e përjashton mundësinë që Perëndimi të kalojë në javë më të shkurtra pune për të kursyer energji, por thekson se infrastruktura më e mirë e transportit mund ta zbusë këtë nevojë.
Në këtë bazë, ajo thotë se një javë katërditore e përhershme ka më shumë gjasa të bëhet normë në vendet në zhvillim.
Por ekziston një kusht i rëndësishëm: fakti që miliona punonjës do të provojnë se mund ta kryejnë punën në katër ditë mund të jetë pika e kthimit.
Pse java katërditore në Azi mund të ndryshojë mënyrën si punon bota
Nëse java katërditore në Azi do të ketë të njëjtin efekt afatgjatë si puna nga shtëpia gjatë pandemisë mbetet për t’u parë.