Keni barkë të fryrë dhe të fortë? Ja çfarë e shkakton atë dhe si të shpëtoni nga ky siklet

Barku i fryrë dhe i fortë është një shqetësim i zakonshëm që shumë njerëz e përjetojnë, sidomos pas ushqimit. Ky problem shpesh shkaktohet nga grumbullimi i gazrave në stomak dhe zorrë, por mund të lidhet edhe me tretjen e dobët, konsumimin e ushqimeve të rënda apo intoleranca ushqimore. Ushqimet si fasulet, pijet e gazuara, ushqimet e skuqura dhe ato me shumë yndyrë janë ndër shkaktarët më të zakonshëm të këtij problemi.

Një tjetër faktor që ndikon është mënyra e të ushqyerit. Ngrënia e shpejtë, përtypja e pamjaftueshme dhe konsumimi i ushqimit në sasi të mëdha mund të çojnë në fryrje të barkut. Gjithashtu, stresi dhe mungesa e aktivitetit fizik mund të ngadalësojnë procesin e tretjes, duke e përkeqësuar këtë ndjesi. Në disa raste, fryrja mund të jetë edhe shenjë e problemeve më serioze si sindroma e zorrës së irrituar apo çrregullime të tjera të sistemit tretës.

Për të shmangur këtë siklet, rekomandohet të konsumoni ushqime të lehta dhe të pasura me fibra, të pini mjaftueshëm ujë dhe të bëni aktivitet fizik të rregullt. Çajrat natyralë si ai i kamomilit apo mente mund të ndihmojnë në qetësimin e stomakut. Gjithashtu, është e rëndësishme të identifikoni ushqimet që ju shkaktojnë fryrje dhe t’i kufizoni ato. Nëse problemi vazhdon për një kohë të gjatë, është mirë të konsultoheni me një mjek për një vlerësim më të detajuar.

Leave a Comment