Psikologët japin alarmin: Rrjetet sociale po dëmtojnë fëmijët dhe adoleshentët

Fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë po krijojnë gjithnjë e më shumë varësi nga rrjetet sociale.

Qëndrimi për orë të gjata në këto platforma, sipas psikologëve, po u shkakton atyre një sërë problematikash, deri në izolim social.

Por jo vetëm kaq. Lundrimi për shumë orë në rrjetet sociale shkakton edhe probleme me gjumin, me ushqyerjen dhe mungesë energjie për aktivitetet e përditshme. Psikologët ngrenë shqetësimin se sot këto platforma kanë përmbajtje të pakontrolluar, ndaj thonë se shembulli i vendeve që po i ndalojnë për fëmijët duhet ndjekur.

Australia së fundmi ka vendosur të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Në të njëjtën rrugë janë edhe Franca dhe Britania e Madhe./euronews

Leave a Comment