“Tehut të shpatës kemi ecur rrufe, pastaj shpata ka ecur mbi ne” – Xhevahir Spahiu.
Është kjo një ndër thëniet më brilante ku ngërthehet historia jonë si shqiptarë, ku shpata nuk është as më pak e as më shumë se tradhëtia që ne i kemi bërë dhe vijojmë t’ja bëjmë këtij vendi. Jo tradhëti klasike, duke bashkëpunuar me armikun, por tradhëti morale, ku siç thuhet, i bëjmë vendit tonë atë aq as armiku nuk na e ka bërë. Dhe kjo është e qartë ditën për diell: ne jemi tradhëtarë nga lehtësia si korruptohemi dhe korruptojmë, se si e çnderojmë dhe e bëjmë pis vendin tonë, si e dhunojmë dhe e bëjmë të urryer, pra vetë ne. Dhe kjo meriton të quhet açik si tradhëti.