Sa i vërtetë mund të jetë një paralajmërim nga Rusia për Europën?

Furnizimet me karburant në Bashkimin Evropian mund të mbarojnë rreth datës 20 prill, tha Kirill Dmitriev, përfaqësuesi special i Presidentit rus për investime dhe bashkëpunim ekonomik me vendet e huaja dhe drejtor i Fondit Rus të Investimeve Direkte.

“Dërgesat e fundit përmes Ngushticës së Hormuzit do të mbërrijnë në BE javën e ardhshme, më 11 prill. Por kjo është e shtunë, kështu që nuk do të ketë shumë ‘gjurmim’ nga burokratët e BE-së. Lidhni rripat e sigurimit sepse ‘gjurmimi i vërtetë’ në BE fillon të hënën, më 13 prill”, shkroi ai në llogarinë e tij X.

Më parë, Dmitriev paralajmëroi se rritjet e mëtejshme të çmimeve të energjisë dhe lëndëve të para mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në ekonomi dhe të përshpejtojnë inflacionin, sipas TASS. /tesheshi.com/

Leave a Comment