SPAK dhe LNG: loja delikate e Ramës mes Brukselit e Uashingtonit

Përplasja e kryeministrit Edi Rama me partnerët ndërkombëtarë pas votës kundër kërkesës së SPAK për ministren Belinda Balluku nuk është një episod i izoluar. Ajo tregon tensionin e vazhdueshëm mes Brukselit dhe Uashingtonit.

Rama tha të premten se nuk pranon të shihet me arrogancë “nga lart poshtë”. Por kjo frazë, e fortë në retorikë, ngre dyshime: a është mbrojtje e dinjitetit kombëtar apo një mënyrë për të shmangur kushtet e rrepta të integrimit?but

Leave a Comment