Jetë qeni në Shqipëri: kur zërat e fëmijëve zëvëndësohen me të lehura!

Tashmë dhe qentë po e trazojnë jetën halleplot të shqiptarëve. Sa të rrugës që enden si lukuni qyteteve, duke u lëshuar herëherës te njerëzit, e sa te ato që mbahen si të ishin fëmijë nga njerëz të ngeshëm, por që të shkëputur nga të zotët e tyre bëhen kërcënues, janë kokëçarja e shtuar e jetëve tona.

Një ditë më parë, sulmi i një qeni Pitbull ndaj një vajze 4-vjeçare në Lungomaren e Vlorës ka rikthyer sërish një nga shqetësimet më serioze të këtij qyteti dhe që rrezikon thuajse çdo ditë jetën e atyre që frekuentojnë Lungomaren por edhe në zona të tjera të qytetit.

Ndërsa reagimi i institucioneve pasi ndodhin ngjarje të rënda, duket i pamjaftueshëm për këtë problematikë. Siç shkruan A2 CNN, ajo vijoi pas asnjë zgjidhje deri në rastin e vajzës 4-vjecare që fatmirësisht i shëptoi dhëmbëve të pitbullit.

Nga të dhënat e institucioneve shëndetësore në Vlorë janë të paktën nga 25-30 raste në muaj, ku persona të ndryshëm marrin ndihmë mjekësore pas sulmeve që kanë pësuar nga qentë.

E sjellim në kujtesë Progradecin, ku ditë më parë ndodhi e njëjta gjë, jo me qen rrugësh por me aso me pronar.

E trishtë kur mendon se fëmijët po zëvndësohen me qen, pa shkuar deri te ajo që tashmë kemi frikë të dalim në rrugë prej qenve lartë e poshtë, rrugaçë ose jo të tillë.

Leave a Comment