“I forti” me BYD futet mes makinave, rrezikon jetën e të tjerëve dhe të tij (VIDEO)

Një qytetar ka denoncuar një incident të rrezikshëm në rrugë, duke ngritur shqetësim për sigurinë e qarkullimit.

Sipas raportimit të tij, një automjet i zi i markës “BYD” ka kryer manovra të rrezikshme në afërsi të zonës “Casa Italia”. Qytetari shprehet se makina për pak sa nuk i ka përplasur, ndërsa në mjet ndodheshin edhe familjarët e tij.

Ai thekson se drejtuesi i automjetit ka vijuar gjatë gjithë rrugës me sjellje të papërgjegjshme, duke bërë parakalime të rrezikshme dhe duke hyrë në kundravajtje mes makinave, pa treguar asnjë shqetësim për rrezikun që mund të shkaktonte.

Denoncimi vjen si një thirrje për më shumë kujdes në rrugë dhe për ndërhyrje nga autoritetet për të parandaluar incidente që mund të përfundojnë në pasoja të rënda.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Desh na perplasi afer casa italia kisha dhe familjar brenda Gjith rruges bente manovra te rrezikshme

Leave a Comment