Mashtrimi i madh në pjatat tona: Pse ushqimi nuk ka as shije dhe as erë?

Ky nuk është thjesht një shqetësim i përditshëm në kuzhinat tona, është alarmi më i madh që po trondit shëndetin e shoqërisë sonë moderne!
Bëhet fjalë për produktet që blejmë çdo ditë nëpër markete – perime që duken perfekte nga jashtë, por që brenda tyre nuk mbartin asnjë vlerë ushqyese.
Shkenca e ushqimit dhe laboratorët e huaj e dinë mirë se kjo që po hamë sot mbart një kod gjenetik të tjetërsuar nëpër epruveta për të rritur vetëm fitimet e korporatave të mëdha!
Pse po ju fshihet kjo e vërtetë e dhimbshme për atë që po fusim në stomak?
Në një botë të mbytur nga prodhimi masiv dhe ku gjithçka bëhet për para, kjo situatë vepron si një bombë e vërtetë kundër jetëgjatësisë sonë. Nëse pyesni gjyshërit tuaj, ata do t’ju tregojnë se dikur një domate e vetme mbush me aromë të gjithë shtëpinë.
Sot, ato mund të qëndrojnë me javë të tëra në frigorifer pa u prishur, sepse janë modifikuar për t’i bërë ballë transportit, duke humbur çdo lloj vitamine dhe minerali gjatë rrugës.
Ajo që industria miliarda dollarëshe e ushqimit nuk dëshiron ta thotë, është se trupi ynë po vuan nga “uria e fshehur”.
Ne hamë sasi të mëdha kalorish, por qelizat tona mbeten të pangopura sepse u mungojnë lëndët ushqyese organike. Ky është shkaku kryesor pse sot njerëzit ndihen të lodhur pa shkak, kanë probleme me tretjen dhe pse sëmundjet po rriten në mosha gjithmonë e më të reja. Toka jonë po varfërohet nga plehrat kimike dhe kjo po kthehet në bumerang për shëndetin tonë.
Nuk bëhet fjalë për një thjesht një ankesë të zakonshme, ky është Antidoti i Lashtë i jetës që po na vidhet çdo ditë. Nëse po kërkoni një mrekulli për të shpëtuar organizmin tuaj, rruga e vetme është kthimi te fshati, te farat e vjetra autoktone dhe te ushqimi që rritet me diell e jo me hormone nëpër sera artificiale.
Tradita dhe shkenca e vërtetë e thonë qartë: jemi ajo çfarë hamë!
Pyetja ime për ju sot është kjo: A e ndjeni edhe ju që ushqimet e sotme nuk kanë asnjë shije në krahasim me ato të fëmijërisë suaj?
Na thoni mendimin tuaj në komente!

Leave a Comment