Misioni sekret i vitit 1943: Si i fshehën fshatarët Shqipëtar infermierët dhe pilotët Amerikan nga kërkimet naziste!

Në nëntor të vitit 1943, një avion ushtarak amerikan i tipit Douglas C-53 u rrëzua për shkak të motit të keq diku në malet e Shqipërisë së Jugut.
Brenda tij ndodheshin 13 infermiere dhe rreth 17 pjesëtarë të ekuipazhit mjekësor e ushtarak të SHBA-së. Të gjithë mbijetuan nga rrëzimi, por e gjetën veten të bllokuar në një territor thellësisht të panjohur dhe të pushtuar nga ushtria gjermane.
Gjermanët nisën menjëherë një operacion masiv kërkimi për t’i kapur amerikanët si robër lufte. Megjithatë, kjo ngjarje nxorri në pah kodin e besës shqiptare. Fshatarët vendas të zonave të Labërisë i morën të huajt në mbrojtje.
Ata i fshehën nëpër shtëpi private, u ndërruan rrobat me veshje tradicionale fshatare për të mos rënë në sy dhe i ushqyen me bukë e kripë për muaj të tërë, duke vënë në rrezik ekstrem jetën e familjeve të tyre nga hakmarrja naziste.
Misioni i shpëtimit u bë një sagë e vërtetë spiunazhi. Agjentët e zbulimit britanik dhe amerikan zbarkuan fshehurazi në Shqipëri për t’i gjetur ata.
Pas rreth dy muajsh ecjeje nëpër male të larta e të mbuluara me dëborë, të udhëhequr nga partizanët vendas, i gjithë grupi prej 30 personash arriti të mbërrinte në bregdet dhe u evakuua me sukses me një varkë shpëtimi drejt Italisë.
Kjo ngjarje u mbajt sekret për shkak të Luftës së Ftohtë që pasoi dhe u bë e njohur publikisht vetëm pas rënies së komunizmit.

Leave a Comment